Nga Fjorda Llukmani
Zbulimi që më ka ngelur fiksim kohët e fundit është Kraja. Si mbiemër është goxha i hapur në Shqipëri, por pak veta ia kanë idenë ku i bie. Edhe nëse dinë diçka, askush s’i ka parë bukuritë natyrore nga afër dhe s’ia dinë rëndësinë. Kraja është trevë shqiptare në Malin e Zi, direkt sapo kalon kufirin.
Biles valët shqiptare kapin shumë mirë dhe me internet 3G po të duash, pasi antenat në majën e Taraboshit janë afër. Kraja është 1 km larg fshatit Zogaj, i cili ndodhet pas Shirokës. Fatkeqësisht nuk ka pikë kufitare aty, pasi malazezët nuk i favorizojnë fare si popull. Dënimi i tyre është arsyeja, që janë shqiptarë. Nëse do të hapej një pikë kufitare, Kraja do të ishte 20 minuta larg Shkodrës. Mund të them që, liqeni i Shkodrës këtu është më i pastër. Pa përmendur rreth 15 ishujt përgjatë vijës liqenore. S’di ç’t’ju përmend më parë nga bukuritë natyrore!
Për të lexuar të plotë shkrimin KLIKONI KËTU