Deputeti i ASH, Nikë Gjeloshaj, ka dorëzuar amendamentin në propozim ligjin për gjykatat e për të cilin do të duhej të deklarohet Kuvendi i Malit të Zi. Ai me këtë amendament ka propozuar formimin e gjyqit themelor në Tuz.
Duke pas para sysh se Gjyqi themelor në Podgoricë përfshin edhe territoret e komunave urbane, Tuz dhe Gollubovc, dhe se , siç ka thënë Gjeloshaj , ka numrin më të madh të lëndëve e për këtë arsye ai nuk është mjaft efikas, ai në amendamentin e tij, propozon formimin e gjyqit themelor në Tuz, për territorin e kësaj komune urbane.
Ai po ashtu konsideron se në këtë mënyrë do të ndihmohen qytetarët e KU të Tuzit në aspektin ekonomik pasi që do të zvogëloheshin shpenzimet e udhëtimeve deri në Podgoricë.