gjeka-gjoniKryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe  shefi i kabinetit Mr.Met Gjoni  do të takohen nesër në Podgoricë  me Ministren  e shkencës Prof.dr.Sanja Vllahoviq  e cila për  momentin  mbulon  dhe digasterin e Ministrisë së arsimit. Takimi  organizohet  me kërkesë  të Komunës së Ulqinit  dhe  temat  ku do të fokusohen zyrtarët  tanë  janë ndërtimi i shkollës në Sukubinë , projekt ky shumë i përfolur për të cilin është punuar dokumentacioni i nevojshëm dhe  që sipas  paralajmërimeve , finansiarisht  duhet  të mbështetet  nga Ministria e arsimit, Komuna e Ulqinit dhe dispora  jonë. Përsa i përket komunës, ajo  është e gatshme  që, edhe përkundër vështirësive financiare   të përmbushë premtimin e dhënë, të gatshëm për  të  kryer  obligimin e tyre janë dhe  bashkëvendasit  tanë  në disporë. Ky do të ishte  projekti i  parë  i ndërtuar në këtë formë, fati i   të cilit  do  të dihet  nesër.

Po, ashtu do të preket  cështja e ndërtimit  të shkollës së ultë  të muzikës  institucionit  i cili  prej  dy dekadash  funksionon  në kuadër të  ndërtesës  së Qendrës për kulturë.Edhe  këtu sipas marëveshtjes  së nënshkruar, Ministria  e arsimit është dashtur  prej vitesh  të ofrojë  forma të ndryshme ndihme, njofton kmuna e Ulqinit.

Temë e vecantë  do të  jetë  ndërtimi i  kopshtit  në fushë të Ulqinit për të cilin ekziston dokumentacioni i nevoshëm. Këtu  përfaqsuesit tanë  do të insistojnë në mundësinë e ndonjë forme  kompensimi, pasi Komuna do  të ofrojë  tokën për ndërtim . Ne takim  do të  preket dhe  cështja e transportit të  fëmijëve.  Komuna jonë  ka  muaj  që  është duke e berë   atë , por është  thënë që  do të participojë  dhe  Ministria e arsimit.

Cështja e  arsimit shqip  është cështje  të cilës zyrtarët tanë  i  kushtojnë   vëmëndje  të vecantë  jo vetëm në takimet  me  zyrtarët e Malit të Zi, por dhe  me diplomatë  të ndryshëm sepse vlerësojnë  që në  ketë fushë ka  ende për  tu bërë.

By admini