Gjithçka që është komode, është budallallëk – shkruajeni në dhomën e fëmijëve tuaj.

Nga Vincenzo Brancatisano

Psikiatri italian Paolo Krepet shpjegon dëmet që të rriturit dhe shkolla u bëjnë fëmijëve. Nota katër për nxënësit është një përvojë mistike. Po ndërtojmë një shoqëri, ku të rriturit duan të keqen e atyre që kanë sjellë në jetë. Shkelje e vërtetë është sot studimi, t’i bësh gjërat mirë. Një profesor universiteti tha se librat me më shumë se 400 faqe nuk duhet të lejohen. Pra, u themi nxënësve se nuk do t’ia dalin mbarë kurrë. Në librin “Kurajo” të Krepetit përshkruhet situata e rëndë, ku bien brezat e rinj.

Kuraja është ajo që të gjithë, prindër dhe mësues, duhet ta kenë sot, të besojnë te vetja, fëmijët dhe nxënësit, guximin që duhet t’ua mësojnë atyre që t’i kapërcejnë vështirësitë e ditës, jashtë dhe brenda shkollës, që të pohojnë idetë e tyre dhe prirjet, lirinë e tyre dhe autonominë, që të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe të ndërtojnë dozën e duhur të autostimës.

Guxim do të thotë të veprosh, duke e ditur se vetëbesimi te suksesi është shumë më i fortë se frika e dështimit. Një mësimdhënie e rëndësishme për të gjithë ata që e kanë përzemër rolin e tyre të të rriturit dhe fatin e të rriturve nesër. E shkrova këtë libër thotë autori, sepse jam shumë i shqetësuar; i preokupuar seriozisht për këtë botë, këtë tokë. Mjaft të kthehemi prapa një brez e gjysmë: të mendosh për kurajën e grave dhe burrave që ia dolën ta ngrinin Italinë dhe ndërmarrjet e veta, kur në tregun e zi as nuk kishte patate. Sot që e kemi të mbushur barkun me makarona, gjërat kanë ndryshuar.

Në këtë pikë filluam të mendojmë se është më mirë kështu; se është mirë të ulesh dhe t’i shohësh të ulur fëmijët në divan, sepse nuk na mungon asgjë. Ndryshoi edukata. Dikur ishin prindërit të papërkulshëm dhe ishin të përhapura shuplakat edhe paraprake, vetë unë i kam koleksionuar disa, më pas u përhap melasa, një edukatë toleruese, bëj si të duash, nëse e bën mirë, nëse jo prapë njëlloj është. Karpeti e di se prek telat e qindra personave, gjëra që duhet vërtet të na shqetësojnë. Kolektiviteti duket tashmë psikikisht i sëmurë e miliona njerëz ngrihen në mëngjes, duke pirë antidepresivë dhe flenë me benzodiazepine – thotë ai.

Si një boksier që e mbush me lavdi kundërshtarin; ai duartroket, gati t’i dëgjojë gjërat që i di e që duhet t’i gëlltitë dhe harrojë. Pacientët nuk duan të ndryshojnë: erdha këtu vetëm që të shfryj, ta ndryshoj jetën është e lodhshme – më thonë pacientët pothuaj gjithmonë. Kushtetuta i detyron prindërit t’i rritin fëmijët, por nuk i detyron t’u dhurojnë gjithë ato gjëra që ua jepni në festa, as i detyron që t’u japin lekë që të shkojnë me pushime me miq euronikë si ai apo që të dehen me spritz në mbrëmje, deri sa të përfundojnë në urgjencat e spitaleve. Po ashtu, nuk i ndalon t’ua marrin telefonin dhe heqin internetin, kur nuk ka reciprocitet, atëherë, përse i bëjnë të gjitha këto gjëra? Unë bëj diçka për djalin, nëse ai bën diçka për mua. Ndryshe është sikur t’u mësosh që në jetë mund të pretendosh gjithçka dhe nuk duhet të japësh asgjë. Boksieri godet, publiku duartroket. Nëse prindërit tuaj ju mësuan këtë, lind pyetja: përse nuk e bëni dhe me fëmijët tuaj? Jeni të sigurt se jeni të kënaqur të financoni aperitivin dhe marijuanën për fëmijët tuaj? Nuk dimë të veprojmë ndryshe? Paguajmë që të ecin zvarrë, që të bien në komë etilike në urgjencë? Guximi është t’ua pakësojmë, jo t’ua shtojmë. Hiq (largo) është folja e re e një revolucioni të mundshëm kulturor dhe antropologjik. Nëse një fëmije i jep gjithçka, i ke bërë një dëm shumë të rëndë, ia hoqe dëshirën. Si mund ta dëshirosh atë që e ke? Si t’ia bësh të mos rritesh i depresuar? Jeta duhet zbuluar. Fëmijët janë tepër të mbrojtur dhe duhet ta eksperimentojnë dhimbjen, rëniet, zhgënjimet dhe fshikullimet?

Përkundrazi në të gjitha kopshtet ndërtuam dysheme antitraumë. Përse një fëmijë duhet të kërcejë? Kini probleme më gungat? Gunga nuk është problem, përkundrazi është e nevojshme ta tesh atë. Duhet të biesh nga biçikleta që i vogël, ndryshe herën e parë që bie në moshën 30 vjeçare do të vritesh. Është një shoqëri që i bën me ankthe fëmijët, që të rriturit i kanë për shkak të fëmijëve. Më mirë lërini të jetojnë këta fëmijë. I kërcënoni se duhet të qëndrojnë në shtëpi me ju, me kusht që të jenë gjithmonë të ndërlidhur. Shtyjini të ikin, të udhëtojnë, duhet t’i shohin aeroportet plot me fëmijë, por që në fakt janë plot me të moshuar. I shtyni të studiojnë jashtë, ndoshta zbulojnë se profesorët kanë mbiemra të ndryshëm që nuk trashëgohet. I shtyni të jenë kërshërimtarë, të kenë dëshirë të vdesin të tillë, të studiojnë. Ka tre milionë të rinj, më pak se tridhjetëvjeçarët që nuk studiojnë dhe nuk punojnë. Nëse mendoni se do të jenë në gjendje të konkurojnë në një botë globale, keni iluzione. Ka shumë sipërmarrës të terrorizuar me idenë që t’ua lënë ndërmarrjen e suksesshme fëmijëve, sepse janë të sigurt se do ta shkatërrojnë në pak kohë.

I referohemi shkollës: 99% e të rinjve në provimet e pjekurisë janë kalues. Çfarë mund të bësh që të mbetesh? Ka ndonjëri ide? Të mos studiosh nuk mjafton. Një notë katër është përvojë mistike, e mrekullueshme. Dikur mora një katër, babai më mahniti. More një? Fantastike, ke marrë më shumë se një zero, por kujdes ta përmirësosh atë një, se për ty do të jetë një Vietnam: mirupafshim. Sigurisht nuk u bëra një matematicien, por ju siguroj se ai ndëshkim më shërbeu. Një shkollë që nuk mbet, është e kalbur. Një shkollë që u mëson parimin se të gjithë jemi të barabartë, u mëson një gënjeshtër të madhe. Merita nuk fitohet në pesë ditë. Ku është guximi të themi se të gjithë dinë gjithçka dhe flasin për gjithçka? Mëkati i vërtetë është studimi. Gjërat nëse bëhen, duhen bërë mirë.

Përkundrazi nuk e durojmë as faktin që fëmijët tanë të kenë dhimbje. Është e rëndësishme melankolia, se nuk është dramë e jetës. Ata që qeshin vazhdimisht janë budallenj të përsosur. Po rregullat? Respektimi i rregullave dhe i bashkëjetesës së mirë? Për Krepetin një adoleshent që të jetë i qetë, është shqetësuese. Nuk është shumë e gabuar të mos arrish dot t’i respektosh rregullave. Të jesh shumë i mirë, do të thotë të jesh vërtet jashtë orbite. Të jesh jashtë klase, është një vend jokomod, por shumë i dobishëm – saktëson autori dhe risjell rastin e stilolapsit Biro, që në vitet dyzet shpiku stilolapsin, duke parë nga dritarja shokët që luanin me bila dhe që nuk e afronin të luante kurrë. Topat hynin e dilnin nga gropat me ujë, duke lënë një vijë. Vetëm një talent, një gjeni, një vrojtues mund të shihte në ato imazhe vizionare stilolapsin që do ta ndryshonte njerëzimin. Po ashtu dhe Stiv Xhobs, i braktisur nga prindërit, i gjendur në një garazh me pak dollar dhe një ide gjeniale që u bë ikonë.

Mos bëni rekomandime dhe fat, siç dëgjoj të ankohen shumë prindër: çfarë rekomandime patën Biro dhe Xhobsi? Cila shtysë i futi në punë? Ju nuk më lini të luaj dhe unë diçka do të shpik që të tregoj se vlej. Ishte viti 1947, po ju çfarë po u bëni fëmijëve? Shikoni rezultatet: një shoqëri pa ëndërrimtarë dhe vizionarë. E vramë ambicien, sikur të ishte një e keqe. Nëse kemi arritur këtë zhvillim, kjo sepse kemi patur vizionarë. E vërteta është se gjithçka që është komode, është budallallëk. Shkruajeni këtë në dhomën e fëmijëve tuaj, ndoshta edhe në tuajën. U thoni fëmijëve se, nëse regjistrohen në universitetin më të afërt, është budallallëk. Gjërat e thjeshta nuk janë gjërat më të mira që kemi bërë në jetë. Jeta jote, i dashur bir, nuk është një bluzë 9,90 euro që pas tre larjesh mund ta hedhësh. Jeta jote është një veshje Valentino, e bërë vetëm për ty. Jeta jote është e madhe, si e arkitektit të famshëm Renco Piano, i cili dikur më tregoi se kur ishte i vogël ngjitej në tarracën e pallatit, ku gratë varnin rrobat për t’i tharë, me qëllim që të shikonte pafundësinë, fshehurazi prej komshinjve që ia pengonin pamjen. E ndërsa ai i vogël shikonte pafundësinë, ju i ftoni fëmijët ta shohin botën në një tablet. Nëse Renco Piano, duke parë pafundësinë nga tarraca në katin e fundit, ju e dini se është fitimtar, mund të ma shpjegoni se përse fëmijëve tuaj ua tregoni botën brenda atyre aparateve që përgatiteni t’ua dhuroni për festa? E vërteta është se ua duam të keqen atyre që sollëm në jetë. Kur afrohen si macet, ua zgjidhim të gjitha problemet. E vërteta është se u bëjmë shantazh, sepse duam që të rrinë me ne, edhe pse të ndërlidhur. Le t’u mësojmë që të shëtisin. Mos u themi më fëmijëve tanë se jashtë shtetit koha është e keqe, se ushqimi nuk është i mirë, pasi më e mira për ta nuk mund të jetë meteo.it, as tripadvisor me darkat në restorant. Marrë nga www.orizzontescuola.it

Përgatiti për botim: Arjan Th. Kallço

/mapo/

By admini