termeti-diberLëkundje të forta tërmeti janë ndjerë gjatë orëve të para të së shtunës në Dibër, Kukës, Lezhë, Tiranë por edhe në Ulqin.

Sipas Agjencisë Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistrua në 02:56 minuta, me magnitudë 4.6 ballë dhe thellësi 9 kilometra. Epiqendra e tërmeti ishte 33 kilometra në veriperëndim të Dibrës, pranë Kurbneshit, raporton TCh.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga dy lëkundje më të lehta, me magnitudë 3.2 dhe 2.2 ballë. Ndërkohë që raportohet se lëkundjet që zgjatën 4-5 sekonda u ndjenë edhe Kosovë dhe në Maqedoni.

Nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

By admini