Gjeka-ekosistemiKryetari I Komunës Z. Fatmir Gjeka  duke  përshëndetur pjesmarrësit e  Konferencës së parë të projektit ”Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit” ndër të  tjera tha se ,,Natyra   ka kohë  që është  duke  u trajtuar  në  mënyrë  jo korrekte , duke  u parë  vetëm   si burim   I të ardhurave  dhe  përfitimeve,, Mungesa  e  kontrollit   të shtuar   theksoi  ai  ka bërë  gjuetinë e peshkut  mjaft   të  shfrenuar  duke  sjellë  varfërimin  e florës dhe  faunës.

Gjithnjë sipas  Kryetarit  specialistët  kanë ngritur  zërin  se përdorimi   i mjeteve  dëmtuese   gjatë peshkimit   ka cënuar   ripërtrirjen e   peshkut dhe  zhdukjen e disa  llojeve  të rralla, njofton komuna e Ulqinit.
”Ne,  kemi kërkuar  dhe insistojmë   implementimin e përvojës  evropiane  në  ketë  fushë, dhe se  projekti në  fjalë  synon  ruatjen  e peshkut  dhe shfrytezimin racional  të tij , synon shmangjen  që  është bërë me   gjuetinë  e paligjshme. Si I tillë ai  do të përkrahet  nga Komuna jonë  sepse  qartë parasheh   format  dhe mënyrat   e gjuetisë së peshkut , në të nënvizohet  se mbledhja  apo   tregtimi   I peshkut   me  eksploziv, substance  kimike  apo   cdo mënyrë   tjetër  që   e  vret apo  intoksinon  atë  është   i kundërligjshëm.”
Duke shprehur  konsideratën  për Zyrën për  bashkëpunim ndërkombtar  si hartues  I  ketij projekti dhe  Mbretërisë së  Norvegjisë  si mbështetëse  të tij  Kryetari  Gjeka  përfundoi  se ruajtja  e potencialeve të   zhvillimit  të peshkimit  dhe akuakulturës  ka një rëndësi të vecantë  për Ulqinin, për  qytetarët e tij  dhe gjeneratat e ardheshme.

By admini