Raport spécial nga Beqir SINA, Detroit
Në Detroit – Michigan , me rastin e Jubileut të 550-të vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga datat 26- 27 – 28 janar me aktivitete artistike, një simpozium shkencor meshë dhe një mbrëmje të madhe festive , ku morën pjesë qindra shqiptar është shënuar 550 Vjetori i Skëndërbeut.
Aktiviteve tê shumta të mbajtura për tre ditë i priu Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore – , Kisha Katolike e Shën Palit në Rochester Hills të cilët së bashku me Bashkësinë Shqiptare në Michigan.
Aktiviteti filloi me një orë letrare e cila u organizua nga Revista Kuvendi dhe u mbajt në Imperial House , ndërsa Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore , kurse Mesha dhe vendosja e kurorave në Kishën Shën Pali , Mbrëmja festive në Qendren Kulturore « Gjergj Kastriot’u » të gjitha me nismën e një koalicioni të gjerë organizatash shqiptare të Miçiganit dhe nga Kanadaja fqinje.
Ky ishte aktiviteti më i madhi deri tani mbajtur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe solli nga Shqipëria Kosova, Maqedonia, Italia dhe Mali i Zi, e diaspora , akademik, historian të dëgjuar, profesor, studiues profesionistë të cilët folën rreth heroit kombëtar të shqiptarëve
Meshat përkujtimore u mbajtën ditën e dielë, nga dy kishat shqiptare ajo e Shën Palit në Rochester Hills me meshtar Don Fredy dhe Kisha Zoja Pajtore meshtar Don Nue Gjergji.
Gazetari i Zëri i Amerikës Ilir Ikonomi i cili është edhe vet një studiues i mirë në reportazhin e tij për emisionin televizivë Ditari përgatiti një video drejtëpërsëdrejti nga Detroiti.
550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut tha Zëri i Amerikës që u shënua nga shqiptarët e Amerikës me një simpozium në zonën e Detroitit të shtetit Miçiganit.
mblodhi studiues nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga arbëreshët e Italisë raportoi VOA.
Duke vazhduar se Simpoziumin që u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore në Detroit, Zëri i Amerikës – emisioni televizivë « Ditari » tha se Profesor Pëllumb Xhufi nga Shqipëria foli mbi Skënderbeun si kalorës i krishtërimit dhe sjellës i lirisë:
Ai tha se deri tani fondet arkivore për Skënderbeun janë studiuar mjaft, është studiuar sidomos historia politike e Gjergj Kastriotit, por tani është e nevojshme që të hyhet më shumë në hollësi:
“Ne nuk dimë shumë gjëra për shembull për karakterin e Skënderbeut. Ka të dhëna që i ka qenë një karakter shumë i fortë. Ai dinte të sillej, fliste shumë mirë italishten, por ishte edhe gjaknxehtë kur zemërohej, madje edhe përpara Papëve të Romës.”
Studiuesi arbëresh Italo Sarro thotë se është shumë e vështirë të sjellësh dokumente të reja mbi Skënderbeun. Para disa vitesh ai vetë ka zbuluar letrat e Skënderbeut drejtuar dy sulltanëve dhe po vazhdon punën në arkivat e Vatikanit për të gjetur dokumente të tjera.
Eduard Grishaj i Muzeut historik të Shkodrës foli mbi profilin etnokulturor të Skënderbeut dhe tha gjithashtu se ky simpozium i tejkalon përmasat e diasporës dhe është një rast për t’u ndierë krenar:
“Morëm pjesë në simpoziumin e parë shkencor të organizuar në vitin jubilar të Skënderbeut. Diaspora arriti të tejkalonte edhe ata që e shpallën si vitin e Skënderbeut.”
Njazi Muhameti nga Tetova Maqedoni tha se është e nevojshme që studimet për Skënderbeun të organizohen më mirë mes vendeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan:
“Duhet ngritur një institut për studimet mesjetare që të përfshijë historiografinë mbi Skënderbeun dhe sot është diçka e realizueshme.”
Profesor Romeo Gurakuqi i Universitetit Evropian të Tiranës, foli mbi epokën e Skënderbeut si argument themelor në përpjekjet për pavarësinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Mërgim Korça mendon se në studimet për Skënderbeun ka mjaft pasaktësi që duhen vënë në dukje. Ai kritikoi studiuesin Jens Oliver Schmidt dhe tezën se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave.
Dalip Greca, editor i gazetës Dielli, foli mbi përpjekjet e organizatës Vatra për të evokuar figurën e Skënderbeut me qëllimin që shqiptarët të jepnin për vendin amë.
Profesor Frashër Demaj nga Kosova foli mbi ndikimin e Skënderbeut te rilindasit shqiptarë.
Përshëndetën gjithashtu Floreta Luli Faber, Ambasadore e Shqipërisë në SHBA dhe Ekrem Bardha konsull nderi i Shqipërisë dhe veprimtar i hershëm i komunitetit shqiptar të Detroitit.
Një ndër mbështetësit kryesorë për organizimin e seminarit mbi Skëndërbeun ishte Dom Ndue Gjergji, famulltar i Kishës Zoja Pajtore. Ai tha se “Qendra fetare dhe shoqatat u bashkuan dhe ky ishte një festim dhe kremtim i jashtëzakonshëm.”
Ndërsa pritet të dalë një deklerat e përbashkët nga veprimtaria jubilaire e mbajtura në Detroit-Michigan për Skënderbeun materialet do të mblidhen dhe do të botohen në formë tê një libri me fotografi tha organizatori Don Nue Gjergji.