Shkruan Xheladin Zeneli

Është njoftuar se me 31 Dhjetor 2017 përfundoi punën dhe aktivitetin e vet Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi ( ICTY), e cila që nga themelimi i saj në vitin 1993 ka sjellur para drejtësisë, ka paditur apo dënuar 161 liderë të qeverive, oficerë të ushtrisë për rolin e tyre me rastin e kryerjes së krimeve gjatë luftrave ballkanike të viteve “90-ta. Ska dyshim se një ndër arritjet e rëndësishme të Gjykatës në fjalë ishte sjellja para drejtësisë dhe dënimin e Sllodoban Millosheviq, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq,si tre kriminelët më famëkeq të luftës në Europë,pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, vlen të përmendet se njëkohësisht edhe shumë të tjerë pushtetarë dhe zyrtarë të asaj kohe,të cilët në një mënyrë apo tjetër,përkrahen pa rezervë politikën ekspanzioniste e gjenocidiale të Serbisë dhe ishin pjesëmarrës aktiv në agresionet luftarake ndaj ish- republikave të Jugosllavisë, nuk u sollën asnjëherë para drejtësisë. Mali i Zi, si republikë e Jugosllavisë e cila në at kohë ishte në shpërbërje e sipër, e mbështeti në mënyrë të verbër politikën e Sërbisë dhe të Millosheviqit.

Një anketë e realizuar në disa fakultete të drejtësisë në Mal të Zi në vitin 2014, 50% studentëve të anketuar kanë deklaruar se nuk janë në dijeni se në Mal të Zi janë akryer krime lufte. Kjo është vetëm një dëshmi e cila tregon për transparencën e ulët dhe nivelin e dobët të informimit në Mal të Zi lidhur me të kaluarën jo të largët që kanë të bënë me luftrat në ish-Jugosllavi, pjesë e së cilave ishte edhe Mali i Zi .

Gjatë agresionit serbo-malazez në Kroaci, me pushtetin e Malit të Zi udhëhiqnin tre të zgjedhurit e atëhershëm të Slobodan Millosheviqit, të cilët ishin, Momir Bullatoviq, Millo Gjukanoviq dhe Svetozar Maroviq të cilët si përkrahës të politikës luftë-nxitëse të Serbisë mbajnë përgjegjësi për gjakderdhjen, vrasjet, vuajtjet dhe mizoritë që shkaktuan këto luftra në territoret e ish-republikave të Jugosllavisë. Pra, si zyrtarë dhe organizatorë kryesor të pushtetit të atëhershëm të Malit të Zi, me vendimet e tyre shkaktuan me qindra viktima në njerëz dhe dëme të mëdha matariale.

Sot, Bullatoviq jeton dhe punon në Beograd dhe ka disa kohë që është terhequr nga politika,Maroviq në vitin 2015 është akuzuar për korrupcion politik dhe ekonomik dhe është në pritje të dënimit, kurse Gjukanoviq, i cili për rreth tre dekadave shërbeu herë si kryeministër dhe herë si president i Malit të Zi,vazhdon gjithënjë të jetë figura kryesore politike e këtij vendi. Pra, Gjukanoviq, i cili në fillim të viteve “90-ta, ishte kryeministër i republikës së Malit të Zi dhe pjesë e klanit luftarak të Serbisë , mban përgjegjësinë e marrjes së vendimeve me rastin e sulmeve të përgjakëshme ndaj republikave të tjera të ish-Jugosllavisë,në veçanti ndaj Kroacisë.

Si pjesë i vendimeve dhe aprovimeve të kryeministrit të atëhershëm Gjukanoviq, ishte edhe mobilizimi i të rinjëve, kryesisht atyre me përkatësi kombëtare shqiptare, me qëllim të dërgimit të tyre në zonat e luftës në Kroaci. Siç dihet,shumica e të rinjëve shqiptarë refuzuan pjesëmarrjen e tyre në luftrat e ish-Jugosllavisë dhe u shpallen “dezertorë” nga pushteti i atëhershëm,çka ndikoi në largimin dhe emigrimin e tyre drejt shteteve përendimore me qëllim të shmangies së shërbimit ushtarak,që në at kohë ishte shërbim luftarak.

Për sjelljen e tyre kriminale, për rrezikimin e jetës së shumë shqiptarëve duke i mobilizuar dhe rekrutuar ata kundër vullnetit të tyre për luftrat në ish-Jugosllavi, për nxitjen e dëbimit e mijëra të rinjëve nga trojet e tyre dhe egzodin masiv të të rinjëve shqiptarë ,për shkaktimin e dhimbjes dhe traumave mendore të nënave shqiptare, Millo Gjukanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij të atëhershëm, kurr deri më sot nuk kanë dhënë përgjegjësi dhe nuk kanë kërkuar falje publike për veprimet e tyre anticivilizuese dhe antishqiptare.

Për gjeneratat e reja të qytetarëve në Mal të Zi, ku përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të përkatësisë shqiptare të cilët e shohin sot z. Gjukanoviq si njeri të “moderuar”, “pro përendimor” apo si “reformues” ,duhet përkujtuar se po ky i njëjti Gjukanoviq gjatë viteve ’90-ta të shekullit të kaluar,ishte një adhurues i zjarrtë i politikës serbo-madhe dhe kishte qendrime shoveniste dhe ishte i mbushur me plot urrejtje,posaçërisht ndaj shqiptarëve. Ja se çfarë thoshte në vitin 1990 për Kosovën: “ Në Kosovë është sulmuar Jugosllavia.Kosova është kalaja e popullit serb dhe malazez i cili nuk mumd të rrëxohet deri sa të jemi ne dhe brezi i pasardhësve tonë. Shumë herë e kemi thënë: Kosova duhet të mbrohet me të gjitha mjetet”(!?).

Tani Millo Gjukanoviq dhe partia që ai udhëheq (DPS) është partia më e votuar nga shqiptarët në Mal të Zi dhe kanë numrin ma të madh të këshilltarëve në Komunën e Ulqinit dhe të Tuzit(!?). Çdo koment lidhur më këtë është i tepërt !

Vertetë që politikani kameleon,Gjukanoviq bëri kthesë dhe u distancu nga politika hegjemoniste e Serbisë kah fundi i viteve “90-ta ( 1997/1998), ai e bëri këtë për të shpëtuar lëkurën e vet sepse ishte i vetëdijshëm se sikur të kishte vazhduar rrugën e tij të mëparshme, do të kishte përfunduar si Millosheviqi.Është shumë interesant fakti i cili gjithënjë mbetet enigmë deri më sot, refuzimi i Gjukanoviqit ndaj kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë për të dyshmuar kundër kriminelit Millosheviq në vitin 2003 !?. Ndoshta një dëshmi kundër Millosheviqit do të implikonte vet Gjukanoviqin dhe do të ndikonte në inkriminim i tij ?.

Duhet potencuar se edhe pas distancimit të Malit të Zi nga Serbia ,në territorin e këtij shteti u kryen krime të reja, kësaj radhe ndaj shqiptarëve. Konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 1999 , (gjatë luftës në Kosovë),në fshatin Husaj,afër Rozhajës u egzekutuan në mënyrë barbare 15 shqiptarë dhe u plagosën 5 të tjerë të përndjekur nga Kosova, nga forcat e atëhershme jugosllave , në përbërjen e të cilës ishim edhe ushtarët malazez. Qeveria e Malit të Zi ,respektivisht organet kompetente të saj,në vend që ti sjell para drejtësisë autorët e këtij krimi, bën të kundërtën, gjykata e lartë në Bijello Pole në vitin 2014 i shpall të pafajshëm autorët e këtij krimi makabër të cilët vazhdojnë gjithënjë edhe sot të sillen të lirë në shtetin i cili udhëhiqet nga partia e Gjukanoviqit!

Pra, nuk bëhet pyetja se a janë kryer krime lufte në Mal të Zi,por çështja qendron aty se përse autorët e tyre nuk u sollën asnjëherë para drejtësisë ?. Pas përfundimit të punës së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, do të ishte e domosdoshme dhe e nevojshme hapja e një gjykate speciale për krimet e luftës në Mal të Zi.Bashkimi Europian dhe organet e tij të drejtësisë, do duhej të përqendroheshin në vazhdimin dhe përfundimin e punës së tyre të nisur gjygjësore ndaj atyre vendeve ku vërtetë janë kryer krime lufte.

Në kohën kur flitet aq shumë për Gjykatën Speciale në Kosovë, është absurd i paparë që Brukseli angazhohet në kërkimin e krimeve në Kosovë, por njëkohësisht vazhdon të anashkaloi Malin e Zi dhe Serbinë,dy vendet të cilat kryen disa ndër krimet më të tmerrëshme kundër njerëzimit , që njeh historia e re e Europës.

Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e agresionit të tyre dhe UÇK-a zhvilloi luftë vetëmbrojtëse dhe çlirimtare.

Si përfundim ,klasa e tanishme politike në Mal të Zi,ashtu si edhe ajo në Serbi,kanë gjithënjë problem që të ballafaqohen me realitetin e tyre të hidhur historik dhe nuk kanë kurajo, vullnet apo nuk dëshirojnë që të kërkojnë falje dhe të pranojnë për krimet e veta të së kaluarës.

As e tanishmja dhe as e ardhmja e një shoqërie , populli apo shteti, nuk mund të ndërtohet në mohimin, harresën apo injorimin e së kaluarës së vet, pa marrë parasysh se sa e hidhur apo e dhunëshme është ajo. Vetëm pranimi i së vërtetës dhe denimi i së kaluarës, mund të heq barrën e fajësisë mbi ndërgjegjen e shoqërisë . Një fjalë e urtë thotë: “ Mënyra se si ti e mban mend të kaluarën, do të mvaret shpresa yte për të ardhmen !”.


8 Janar 2018

By admini