FADIL TAIPAJ INTELEKTUAL I DALLUAR SHQIPTAR
Shkruan Nikë Gashaj
Kam pasë nderë dhe kënaqësi që zotin Fadil Taipaj e kamë pasur profesor në gjimnazin e Ulqinit. Ishte drejtor i gjimnazit dhe njëkosisht jepte mësim nga lënda e gjeografisë. Ai ka kryer studimet në Sarajevë me sukses të shkëlqyeshëm dhe ka qenë shumë i aftë. Ne si nxënësa, ligjerat e tija na lëshin përshtypje jashtëzakonisht të madhe. I dinte të dy gjuhët mirë: shqipen dhe serbokroatishten dhe për orë të gjeografisë ishte shumë i përgatitur. Ka pasë një kulturë të gjerë dhe dituri të lartë profesionale, po ashtu ishte dhe orator i mirë.
Përpos arsimit është marrë dhe me aktivitete politike të asaj kohe. Më kujtohet kur ishte kryetar i Komunës së Ulqinit dhe bëni pritjen zyrtare të Kryetarit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos në Ulqin. Fjalimi i tij me rastin e shprehjes së mirëseardhjes të Josip Broz Titos në Ulqin ishte jashtëzakonisht në nivel të lartë, të cilin qytetarët e Ulqinit mund ta dëgjoshin nëpërmje të altroparlantit.
Pastaj ka qenë dhe antar i Këshillit Ekzekutiv të Malit të Zi dhe sekretar apo ministër për turizëm në Mal të Zi. Megjithëse ato kohëra ishin të vështira për shqiptarë në Mal të Zi për tu marr me aktivitete politike, mirëpo ai të gjitha i ka kryer me kompetencë të duhur.
Më në fund, jam i mendimit se Fadil Taipaj meriton çdo lavdërim si intelektual i dalluar shqiptar në Mal të Zi.
Podgoricë, 9. 12 .2017.