
Foto: rtcg
Në përvjetorin e 20-të të shpalljes së falimentimit të Solanës së Ulqinit, ish-punëtorët e këtij ndërmarrjeje janë mbledhur sot në mesditë në hapësirat e Solanës dhe kanë vendosur të ndërmarrin një hap të ashpër në shenjë pakënaqësie për trajtimin e tyre shumëvjeçar.
Siç shkruan rtcg, Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugëve për një kohëzgjatje prej një ore, si shenjë proteste për mosrespektimin e të drejtave të tyre. Detajet lidhur me datën, kohën dhe lokacionin e bllokimit do të bëhen publike në ditët në vijim, transmeton Ulqini Online.
Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, institucioneve kompetente ende u duhet të shlyejnë rreth 900 mijë euro detyrime ndaj tyre, përfshirë edhe pesë vite stazh pune që nuk u janë njohur.
Ish-punëtorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe drejtësi pas dy dekadash pritje.