Shkruan: Refik HASANI
Qeveria Rama II,emëroi edhe katër zëvendësministra që vijn nga Republika e Kosovës, një njoftim që ishte më herët që do të ketë edhe dikasterë që do të udhëhiqet nga personalitete nga Kosova.Ajo që më shtyri të shkruaj këtë shkrim autorial është një reagim sado i vogël publik lidhur me këtë vendim të qeverisë Shqiptare njëherit Kryetarin e PS z.Edi Rama. Përfaqësimi në Qeveri me katër zëvendësministra, nuk di si mundë të quhet çfarë përfaqësimi pasi Republika e Kosovës është shtet, dhe ky përfaqësim është dashur të ndodhë në kohrat e kaluara e jo në këto proceset e 1990-ta, jo veçmas nga vitet 1999. Dy Presidentët, dy Kryeministrat,dy Kryeparlamentarët dhe Qeverit e Parlamentet do të duhej të kenë takime të rregullta me pika,projekte e programe të përbashkta jo vetëm për këto dy shtete por edhe për Krahinat e hapsirat tjera etnike jashta këtyre dy shtetve pa harruar edhe diasporën në Amerikë, Turqi e Evropë. Prandaj emërimi i tre zëvendësministrave si personalitete nga Republika e Kosovës nuk di si të kuptohet.
Po ashtu edhe ndonjë personalitetet nga Maqedonia që nuk është emëruar askush në Ekzekutivin Shqiptarë, në aspektin e përgjithshëm nuk di sa ka kuptim. Të gjithë jemi që shqiptarët jan faktikisht vetëm të mbështetën të jen edhe juridikisht dhe ndërkombëtarisht element e bashkëthemelues të shtetit të Maqedonisë sa edhe Maqedonët.
Pos, këtyre që jan shqiptarët prioritet mbi prioritete për përfaqësim do të duhej të jen Krahina e Çamërisë dhe vendbanimet tjera të Greqisë,që shteti shqiptarë ka obligim kushtetues, moral, instutucional e çka jo tjetër të përfaqësohen në të gjitha segmentet e përfaqësimet shqiptare, pra jo vetëm në Qeveri, Komisione Parlamentare e Parlament por edhe në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-ës.
Përfaqësimet ka nevoj Krahina shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë,për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm,nuk ka investime dhe ndihmesa nga Prishtina apo Tirana zyrtare.
Përfaqësimet ka nevoj hapsira dhe vendbanime të Malit të Zi,ka filluar zbrazja, mungesa e kushteve dhe një sër çështjesh që do të duhej të përfaqësohen në Qeveri dhe Parlament të Shqipërisë.
Përfaqësime ka nevoj nga diaspora e Amerikës, Turqisë e Evropës se vetëm këto jan dhe mundë të trajtohen si diasporë.Diasporë, nuk do të mundë të trajtohen shqiptarët në Maqedoni,Krahina e Çamërisë dhe vendbanimet tjera të Greqisë,Krahina shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe hapsira dhe vendbanime të Malit të Zi.
Kështu jo vetëm një Ministri, apo zëvendësministra por edhe një komision mikst të përbër nga Parlamenti i Kosovës dhe Parlamentit i Shqipërisë për çështje që përballen e ballafaqohen për çdo ditë këta qytetar të këtyre hapsirave tona etnike.
Po e përsërisim pasi në disa shkrime më herët e kemi theksuar se Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë,do të duhej të jen me përfaqësime edhe me ligj të rregullohen dhe të ndahen ulëse për Parlament. Kështu të emrohen personalitete nga Republika e Kosovës katër zëvendësministra e të mbetën pa u përfaqësuar ato që kan nevoj më së shumti është jo fortë e menduar në periudha që po kalojm si komb dhe hapsira tona etnike shqiptare. Edhe Ministria e diasporës është dashur të jetë në emërtim dhe përmbajtje në dhe për çështjen shqiptare.
Tetor 2017
Autori është nga Zarbica e Bujanocit,i diplomuar në Master Shkencor, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: rikonfirmimit të Referendimit më dt.1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.