NACIONALIZMI  DHE  IDENTITETI KULTUROR (III)

Nikë Gashaj

Tipat e nacionalizmit 

Nacionalizmin deri më tani e kemi trajtuar si një terësi të padiferencuar, nga pikëpamja e ideologjisë dhe doktrinës së tij themelore, gjuhës dhe simbolikës së tij, si dhe sentimenteve dhe synimeve të tij. Mirëpo, kur të kalojmë në shqyrtimin e lëvizjeve nacionaliste, ndeshemi me dallimet e dukshme në qëllimet e tyre, me dallime të cilat shtrihen dhe çojnë prapë deri te ndarja në pikëpamje konceptuale themelore të modelit qytetar (civil)-territorial dhe e modelit etniko-gjenealogjik të kombit.

Dallimet e tyre janë thelbësore, ndërsa llojet e nacionalizmave deri te të cilët shpiejnë modelet e tilla alternative janë aq të llojllojshme sa që disa autorë e kanë humbur shpresën e gjetjes dhe zbulimit të një koncepti të përbashkët dhe unik të nacionalizmit. Sikurse kameleoni, nacionalizmi e fiton ngjyrën sipas kontekstit të vet. I nënshtruar një manipulimi të pafund, një gërshetim i tillë i veçantë dhe i epshëm i besimit, i sentimenteve dhe simboleve mund të kuptohet vetëm në çdo shembull konkret  dhe specifik; nacionalizmi në përgjithësi vetëm është ikje e historianit përtac nga një detyrë e vështirë e cila qëndron në shpjegimin e ndikimit të kësaj apo asaj ideje konkrete nacionaliste, të argumentit ose të sentimentit në kontekstin e tyre shumë specifik. Edhe pse pak historianë ndoshta do të shkonin aq larg sa nënkupton një pohim i lartpërmendur, pjesa më e madhe e tyre do të dakordohej me një argument kryesor “kontekstual“ dhe do të konsideronin se dallimet midis nacionalizmave specifikë për shumë arsye janë më me rëndësi nga të gjitha ngjashmëritë sipërfaqësore midis tyre.

Një argumenti të tillë i kundërvihen disa vështirësi. Kurrkush nuk do të mohonte rëndësinë e kontekstit shoqëror dhe kulturor të zanafillës të formulimit dhe të manifestimit të shembullit konkret të nacionalizmit. Por ajo që përshkruhet si shembull i nacianolizmit presupozon ndonjë ide në familjen e përgjithshme së cilës i takojnë ose të cilën e ilustrojnë shembujt e tillë, ndonëse të përzier me elemente të tjera. Vështirësi që mund të iket, të kërkohet dhe të zbulohet një koncept i përgjithshëm i kombit dhe i nacionalizmit-madje edhe atëherë kur dakordohemi në pikëpamje të rëndësisë dhe veçantisë së çdo shembulli, të cilin pohim, çka është ironi, nacionalistët me ëndje do ta përkrahnin.

Së dyti, mohimi i legjitimitetit të konceptit të nacionalizmit si të tillë do ta bënte të pamundur të parashtrohen çështjet e përgjithshme sociologjike mbi modernitetin e kombeve dhe të një magjie sot gjithnjë e më të pranishme të nacionalizmit, si dhe të tërhiqen krahasime historike ndërmjet ideologjive të ndryshme të simboleve dhe lëvizjeve nacionaliste. Në realitet, pikërisht të njëjtit ata historian të cilët insistojnë për kontekstin specific të çdo rasti të nacionalizmit parashtrojnë edhe pyetje të tilla të përgjithshme duke tërhequr krahasime të tilla historike. Dhe kjo gjithsesi është e dëshirueshme në qoftë se duam që deri diku ta kuptojmë një dukuri të tillë të përbërë dhe të pakapshme sikurse është  nacionalizmi.

Së treti, “me argumentin kontekstual” shmanget një detyrë thelbësore e studimit të dukurive të përbëra sikurse është nacionalizmi: dhënia e tipologjive të ideologjive dhe lëvizjeve nacionaliste. Tipologjitë e tilla e pranojnë rëndësinë e konteksteve shumë të ndryshme dhe krahas asaj nuk e humbun mundësinë e tërheqjes së krahasimeve të përgjithshme. Me arsyetim se nacionalizmi manifeston llojllojshmërinë në kuadër të bashkimit  dhe unitetit, ato kalojnë në përcaktimin preciz të llojeve kryesore të ideologjive dhe lëvizjeve nga pikëpamja e priudhës historike, të hapësirës gjeografike, të shkallës së zhvillimit ekonomik, të paradispozitave filozofike, të kontekstit klasor, të mjedisit kulturor ose të synimeve politike.

Pa dyshim, tipologjia më me ndikim është ajo e Hans Konit. Ai e ka bërë dallimin e versionit të nacionalizmit nacional, asocial apo shoqëror “perëndimor” nga version i nacionalizmit organik dhe mistik apo të fshehtë “lindor”. Ai ka pohuar së në Britani, Francë dhe Amerikë, është paraqitur një koncept racional i kombit, koncept  sipas të cilit kombi është asosacion i qënieve njerëzore të cilët jetojnë në territorin e përbashkët nën qeverisje të njëjtë dhe me ligje të njëjta. Një ideologji e tillë ka qenë produkt I klasave të mesme, të cilat nga fundi i shekullit XVIII kanë ardhur në pushtet në ato shtete. Përkundër kësaj, në Europën Lindore nuk ka qenë e zhvilluar klasa e mesme. Në vend të saj, në krye të rezistencës dhe qëndresës ndaj Napoleonit dhe nacionalizmit i cili ka dalur nga një kundërshtim i tillë kanë qenë të shfrenuara dhe autoritare për shkak të  numrit të tyre të vogël dhe të përjashtimit nga pushteti.

Nga e njëjta arsye, ata e kanë kuptuar kombin si grupe pa saldaturë apo si grupe monopolite, si unitete organik, me “shpirt“ mistik dhe me “mision“, në të cilët vetëm  intelektualët vernakularë apo autoktonë kanë mundur të depërtojnë. Prej këtu buron edhe roli i tyre shpeshherë udhëheqës në lëvizjet e Europës së Mesme dhe Lindore si dhe të Azisë. Tipologjia e tillë mund të kritikohet nga shumë aspekte. Dimensioni i saj gjeopolitik nuk e ka paraparë ndikimin e të dy llojeve të nacionalizmit ideologjik në bashkësi të ndryshme europiane- versionet organike në Irlandë dhe në Francë në gjysmën e parë të shekullit XIX, versioni i idealit në disa variante të Çekisë, të Hungarisë etj., të nacionalizmit …si dhe të nacionalizmave  të hershëm perëndimorë dhe afrikanë.

Nuk është i sigurtë as pohimi se nacionalizmat janë produkt borgjez. Atyre iu drejtohen shumë kultura dhe aktivitetet e mëparshme të monarkisë dhe aristokracisë. E ngjashme me këtë, përcaktimi i borgjezisë për versione nacionale të nacionalizmit është supozim i dyshimtë: për këtë dëshmojnë dhe sentimentet mistike pangjermane të borgjezisë  gjermane ose përkrahja e tregtarëve rus kah fundi i shekullit XIX, që i dhanë nacionalizmit një karaketr primitiv. Aty qëndron dhe dallimi të cilin e bën edhe Plamenci ndërmjet nacionalizmit italian dhe gjerman të zhvilluar në një shkallë të lartë  dhe nacionalizmit relativisht të pazhvilluar  ballkanik dhe atij  të Europës Lindore me resurse të varfra kulturore dhe arsimore, të cilët kanë penguar shanset e tyre dhe kanë krijuar lëvizje më të dobëta nacionaliste.

By admini