Në Shqipëri, ka vetëm: “ Shumë zhurmë – për hiçgjë!”

Nga Beqir SINA – New York

Teatër me “Show-n” e radhës i Kuvendit të Shqipërisë, në ditën që u zhvillua një seancë përkujtimore për 70-vjetorit të pushkatimit të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë…..

Me miratimin e ligjit për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dy vjet më parë(Maj 2015), në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur ky “Show” i dosjeve, kur shumë kush “mendojë”, se me në fund do të hidhej pakëz dritë, për hapjen dhe “zbulimin” e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit .

 

 

Mbasi, u tha se çdo kush me një kërkesë drejtuar autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, do të ketë një farë aksesi në dokumentet e konsideruara sekret, të periudhës 29 nëntor 1944 deri në 22 mars 1992.

 

Mirëpo, fakti se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kemi mësuar deri tani? është : Asgjë! Ose, e thënë pak më shqip : “ Shumë zhurmë – për hiçgjë!” dhe asnjerit nuk i ka “hyrë një gjëmbë në këmbë”, për këtë çështje.

 

E cila, ka një diagram që her ulet e bie deri në fund – dhe disa herë ngrihet në kup të qiellit…!, si sot në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Teksa, atje për fatkeq, nuk, rezulton për 25 vjet të paktën që politikan, një deputet, një pushtetar, një gazetar, shkrimtar, sportistë apo artistë, të ketë qenë me Dosje, dhe të jet larguar nga jeta publike, sipas ligjit të Lustracionit, që përdori e gjithë Europa.

 

Me perjashtim të Shqipërisë, që është rasti më i veçantë……!

 

Bile, në Shqipëri, sot edhe ata që akuzohen se kan qenë me Dosje, menjëher, të “nxjerrin” sytë, duke të treguar se janë të “larë dhe shpërlarë” me Dosjet, me Komisionet “Mezini”, “Bezhani”, më 1995.
Madje në se flet hapur, edhe zhatazhohesh, ose shkruajn në mediat sociale, se ti ke qenë me keq se ata me Dosje!

 

Kjo ndodh në Shqipëri, ngase, për “Lustracionin” është tentuar gjithnjë të realizohet gjatë këtyre 25 vjetëve, disa her, ”ulu e ngrihu”, por, ja që asnjëherë, nuk ka dhënë rezultat.

 

Sepse, atje kemi “ik një qeveri, e hajde një qeveri”, dhe politika gjithnjë e më shumë ka qenë e mbi “populluar” nga ata që para 27 vjetëve kan pasur Dosje të Sigurimit, në kohën e komunizmit dhe kanë dëmtuar fizikisht, moralisht, shpirtërisht, dhe politikisht me mijëra njerëz, të pafajshëm.

 

Politika, ka qenë e mbushur “përplot’ me kriminel , ku vetëm në Shqipëri, rezultojë nga 120 deputet, 37 të ishin të inkriminuar, çka ska bër vaki në asnjë vend të botës.

 

Kështu, që në Shqipëri, nuk është hera e parë që është tentuar hapja e dosjeve dhe pengimi i figurave politike dhe zyrtare, që të vijonë jetën politike.

 

Që të merrej si shembull të paktën, ashtu si ka ndodhur në vendet e kampit ish socialistë, Poloni, Bullgari, Hungari, Gjermani, e Rumani…

 

 

Por, atje në fakt një gjë është thënë, se si funksiononte sigurimi i shtetit, me strukturën e oficerëve, nën oficerëve, ilegalëve( spiunëve – bashkëpuntorve), dhe punonjësve civil, dhe si kryhej i gjithë procesi.

 

I cili, dihej se niste nga ai spiunimi i një personi, për hiç gjë, dhe që ishte vetëm sajes, të niste procesi i “përpunimit” në qelitë e burgut, në Degën e Punëve të Brendshme, e më pas kalonte në atë ku kryhej edhe një “formalitet” i fundit, që ishte gjykimi për – “Agjitacion e Propogandë – Armik i Popullit, tradhëti ndaj Atdheut e tjera” broçkulla..…që morë në qafë e shkatërruan jetën e njërëzve të pafajshëm, dhe familjet e tyre.

Mirëpo, të kesh, një fond kaq të madh , dosjesh sa e ka Shqipëria, për nga numëri, aqsa nuk e ka as Polonia, Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Gjermania…dhe të merresh akoma me atë :”Ti hapim apo të mos i hapim – ka me dosje apo nuk ka”, jo vetëm që është turp, por është kotë fare…..

 

 

Qevria, Kryeministri Rama, ndërsa, mburret se ka hapur dy muzeume, për të treguar vetëm cilët si funksiononte kjo skemë, por nuk ka hapur qoftë edhe një, dosje që të merrej seriozisht edhe një her me çështjen e Dosjeve të Sigurimit në Shqipëri.

 

Kur, sipas të dhënave që disponon administrata e arkivit të Dosjve të Sigurimit, zyrtarisht, është deklaruar dhe është bër publike se këto dosje përmbajnë material nga drejtoria e sigurimit të shtetit, drejtoria e policisë popullore, degët e punëve të brendshme në rrethe, reparte të ndryshme riedukimi.

 

Aktualisht në këtë arkiv sipas të dhënave të mbetura thuhet se aty ndodhen afro 88 mijë dosje administrative me plot 3 607 310 fletë, që tashmë dhe janë sipas tyre, të inventarizuara në mënyrë elektronike.

 

Inventarizimi i kësaj strukture, thuhet po sipas tyre, se përmbajnë 13000 dosje oficerësh, 16340 dosje nën oficerësh, 950 dosje ilegalësh dhe 520 dosjes administratë civile pra në totalë me 30810 dosje e përkthyer në 30810 persona punonjës të strukturës së sigurimit të shtetit.

 

Mirëpo, në Shqipëri, janë rikthyer diskutimet për dosjet e Sigurimit të Shtetit, të cilat shërbyen për të vrarë, dënuar dhe persekutuar mijëra vetë gjatë komunizmit, po në atë sallë, ku për 46 vjet u miratuan ato ligje, pra, në atë kohë, sa her “ ik një qeveri e hajde një qeveri, ik ca deputet, e hjade ca deputet “

 

Në Shqiperi, ka vetëm “ Shumë zhurmë – për hiçgjë!”.

 

Ka vetëm 25 vjet sorrollatje, ku çdo gjë bëhet për “konsumim” politik, për t’u përdorur në rast të ndonjë fushate, ose momente të ndryshme politike.

 

Ashtu, si qe edhe ai “show” i fundit i Kuvendit sot në ditën që u zhvillua një seancë përkujtimore për 70-vjetorit të pushkatimit të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Mbrëm kishim ish të burgosurin politik, Daut Gumenin, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, i cili ka zbuluar të dhëna tronditëse, duke treguar se çfarë ka ndodhur në një vit në këtë institucion.

 

Dhe, ka deklaruar se me Hapjen e dosjeve të Sigurimit, deri më tani nuk kan verifikuar asnjë zyrtar, “na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë”, ka thënëDaut Gumeni.

 

 

Ndërkohë, që vet Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, u shpreh krenar( u mburr) që nën udhëheqjen e tij, qeveria vendosi dy vite më parë kalimin e ligjit të dosjeve, për të hedhur dritë mbi të shkuarën.

 

 

Por , ja që është vet Kryeministri Edi Rama, që më herët po mbron trashëgiminë e tij mizore familjare, përfshirë rastin më të fundit, të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, dhe ministrit të Brendëshëm Fatmir Xhafa.

 

Ashtu si mbrojti deri dje të inkriminuarit në Paralament, deri dje të emruar po prej tij…..!

 

Edhe, megjithse, ai ka Ruçin në krye të Kuvendit, a nuk është ky Kryeministri Rama, që ka fyer e poshtëruar qindra mijëra viktima që përjetuan kalvarin e persekutimit, kan thënë ish viktimat, kan thënë gazetarët e huaj, si qe edhe rasti më i fundit me gazetaren austriake, të gazetes prestigjoze Der Standart.

By admini