Nga Haxhi Zeneli

 

Këto ditë më tërhoqi vemendëjen një shkrim i publikuar në portalin “Ulqini Online”, që kishte shkruar gazetari i diasporës, zotri Beqir Sina, i cili vizitojë trevat tona në vendëlindje.Si çdo herë zotri Sina i pa lodhur kudo që shkon na njofton me situatat dhe ngjarjet e ati vendi ku ai gjëndet, duke i përshkruar ato në detaje, sigurisht që ai shkruen për diçka që ati i është thënë. Një nga temat që u diskutua në shkrimet e tia, ishte edhe diaspora, ku na bëri përshtypje ajo që ishte thënë aty nga bashkëbiseduesit se: “Diaspora e Ulqinit ka bërë zerro investime për këtë vend”!. Është për tu përshëndetur guximi i atyre që së paku nuk hezitojnë të thuan atë që mendojnë, sepse me këtë rast, na nxitë edhe ne të tjerëve ti shprehim mendimet tona, kuptohët nga një këndvështrim më ndryshe, por shpresojmë që të kemi mirëkuptim. Atë që po shkruaj është mendimi im përsonal dhe nuk përfaqësojë diasporen apo ndonjë shoqatë.

Dua të theksojë diçka!, se shumica ynë, jo me dëshirën tonë, “zgjodhëm”që të jemi pjesë e kësajë bote të quajtur Diasporë ,çka do të thotë jashtë atëdheut, për diasporen atdheu është ëndërr,ku kjo ëndërr për shumicën përfundon pa u përmbushur. Por shpesh herë njerëzit e diasporës për bashkëvendasit e tyre janë parë me një sy tjetër si njerëz me para të mjaftueshme dhe se një pjesë të këtyre parave ata duhet patjetër ti investojnë në vendëlindje.

Se si na duket nganjëherë!sikurse njerëzit nuk duan ta kuptojnë,se çdo gjë ka ndryshuar pas globalizimit,dhe se lajmi është më i shpejt se asnjëherë më parë.Hulumtimet në lëmit:shkencore,teknologjike,ekonomike,kulturore etj,tashti bëhen në pllamë të dorës,nga secili vënd i botës mund të lexojmë për ngjarëjet e përditëshme,pra ashtu edhe ne si diasporë i kemi këto lajme në pllamë të dorës.

Andaj kurë flasim për investimet,egzistojnë disa rregulla që do ishte mirë të ndiqëshin,dhe në rastin konkret që ne po flasim për investimet e diasporës në ato vende,do kishte qenë mirë,që në të kaluarën të ishin bërë disa projekte ekonomike,se ku duhet kërkuar investitoret,dhe si?.Dhe në këtë rast shtrohet pyetja:se organet për investime në komunën e Ulqinit,a kanë bërë ndonjëherë një gjë të tillë për t’ja prezentuar diasporës?,pra është fjala për ato investime që kanë qenë për tu shitur në ankand publik,që tu dërgohën organizatave,shoqatave të diaspores,dhe ata pastaj ti shqyrtojnë me investitorët potencial të diasporës,dhe nëse nuk i është ofruar diaspores një gjë e tillë,atëherë nuk është e drejtë të thuhet se diaspora e Ulqinit ka bërë “zerro investime”.Megjithate nuk mund të themi se nuk ka patur tentime nga diaspora për një gjë të tillë,por ata për shkaqe të ndryshme edhe janë refuzuara.Po citojmë vetem një shembull të kësajë ngjarëje që ndodhi para disa viteve:ku një bashkëvendas,i cili kishte bindur pronarin e ti nga Gjermania,që e solli në Ulqin,dhe pasi që ishin diskutuar kontratat e ndërtimit të një fushe golfit,me një hotel,(iniciatori ishte edhe përkthyes),ai shpjegon se:”më ka ardhur turp që të përktheja fjalët që kam dëgjuar nga pushtetarët e korruptuar të asajë kohe në komunë,dhe nuk ja përktheva,sepse nuk dëshiroja të degradoja vendin tim,dhe pas kësajë ky investues ka vajtur në Spanjë,i cili ka investuar më shumë se 5 milon Euro”.Nëse nuk e teprojë,po ju rikujtojmë edhe një rast tjetër,që tashti diasporës i mbetet barra kryesore për këtë nisëm bëmirësie,ku për një dekadë,ende nuk është përfunduar investimi i një shkolle me inisiativë te diasporës për ta ndërtuar në fshatin Sukobin,pa marr parasysh se ku është gërçi,që shpjegohet me njëqind arsytime dhe zvarritje,për një shkollë që është detyrë e shtetit ta ndërtojë.Nuk besojë se këto janë raste të izoluara! kemi më nga këto!.Andaj shtete të tilla,nuk janë më kotë aty ku janë,dhe deri sa ato do kenë si prioritet nacionalizmin dhe jo zhvillimin ekonomik,ato shtete do mbesin aty.

Pra këto janë disa nga indikatorët që tregojnë se atje s’mund të bëshë investime të mëdha,sikurëse që bëhen në shtetet e ligjëshme,ku ligjet janë të shkruara”bardhë e zi”,kurse tek ne egzistojnë ligjet,por ato marrin “formën e gjarpërit”.Shpesh herë na është thënë nga vendasit,kurë kemi treguar ndonjë interes ekonomik në atë vend,”se pa patur lidhje me shtetin nuk mund të bësh asgjë”,pra ky është përceptimi i shumicës në diasporë.Diaspora e ka kuptuar prej kohësh,se të mirat nuk i takojnë ati qyteti.Aty nuk ka siguri që sigoron kapitalin e investuesëve,dhe ky mund të jet “gërçi”,që pengon ardhëjen e investuesëve në atë vend.Mos të harrojmë edhe rastet të tjera mjaft dekurajuese për të gjithë neve,kurë aty u bë një skandal,”masakër ekonomik”i këti qyteti,atëherë si mendoni?a ka siguri aty që të investojë djersën diaspora?.Kjo pasiguri ndihët edhe sot e kësajë dite,që kurë vizitojmë Ulqinin,shofim se si atje malltretohën bisneset e ati qyteti nga gjobat e inspektorëve të shtetit,shpesh herë në mënyrë të padrejtë,duke u konfiskuar atyre në formë”haraçi”edhe ato pak përfitime.Edhe pse diaspora në atë vend ka parë një parregullësi të madhe në urbanizëm,përsëri nga dashuria e tyre për vendëlindjen, i ka injoruar këto,duke investuar (në ndërtim të shtëpive),që ende edhe sot nuk i kanë të sigurta,sepse urbanizmi i këti qyteti është i vonuar.

Për të gjitha këto pasiguri,nuk e kuptojmë përse duhet të drejtohët gishti drejtë diasporës!?.Mendojë se më mirë do ishte që të votuarit nga populli,që nëse ja duan të mirën ati vendi,të janë më të dedikuar ndaj vendi i tyre,për të krijuar një teren më të sigurtë,më stabil,nëse aty dëshirojnë që tërheqin investime nga diaspore dhe më gjërë.
Si përfundim,mund të thuhet pa egzagjyruar,se diaspora nga do që ajo vjen,historikisht s’ka injoruar bashkvendasit dhe vendlindjen e tyre në asnjë periudhë historike,sepse diaspora atje ku jeton ajo ushqehet me frymen e vendlindjes.Diaspora në vazhdimësi ka ndarë buken e gojës me bashkëvendasit,dhe falë kësajë diaspore shpesh herë është lehtësuar mbijetesa e bashkëvendasëve të tyre të shtypur në ato vende.Pra siç po shihet,këto të gjitha,nuk janë investime”zerro”.

Merreni me mend!,se po mos të ishte diaspora!,është e sigurtë që do shkruhej një histori krejtësisht më ndryshe.

15/7/2017

 

By admini