Ubla e Krajës, pjesë e identitetit kulturor të vendit dhe objekt nën mbrojtjen e shtetit, u devastua para dy deceniesh me një “restaurim” nga joprofesionistët lokalë. A janë njerëzit aq injorantë sa nuk janë të vetdijshëm se me shkatërrimin e gjurmëve materiale, e asgjësojnë historinë e një vendi, histori e cila nuk është më histori, por kalon në përrallë
Xhoana M. Perkaj
“Ka pasur gjithmonë vende reale (kështu që ende mund të vizitohen) që papritmas shndërrohen në mitike ..” thotë U. Ecco. Një vend i tillë është Kraja. Shtrihet pranë bregut jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës. Qendra lokale urbane është Tivari i cili për të parën herë përmendet si Antivari, në shek. X, te Konstantin Porfirogjeniti.
Në Krajë ka shumë toponime dhe objekte që e kanë një histori legjendare dhe mitike. Një ndër objekte legjendare është Ubla e Krajes. Sipas legjendës lokale, ështe ndërtuar më v. 1001. Tregimi për Ublen bën pjesë në korpusin e legjendave popullore në Krajë të lidhura në Shën Vladimirin, i cili ka lindur rreth v. 970, dhe është ekzekutuar më 22 maj 1016 në Prespë. Rreth këtij sundimtari kanë shkruar Prifti Dioklitas dhe Joan Skilica (Ιωάννης Σκυλίτζης). Disa nga legjendat të shënuara nga Dioklitasi, janë ende prezente dhe të gjalla në frymen e popullatës lokale.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore