Kundërthëniet dhe polemikat në mes subjekteve shqiptare në Mal të Zi rreth postit të deputetit por edhe problemet e mëparshme vazhdojnë. Sot Nik Gjeloshaj ka dalur përsësi më një deklaratë rreth situatës politike rreth postit të deputetit por caku i sulmit të ti nuk është kandidati potencial për deputet Mehmet Bardhit por kryetari të PD-së Fatmir Gjekës.
Gjeloshaj i drejtohet Gjekës se në mes të Mehmetit dhe Niket (dhe BESES) zgjodhe Mehmetin, ta gëzofsh.
Por Gjekën e akuzon se është duke përdor ”sherbetorin e ti për dezinformata MC”.
Më pçoshtë mund të lexoni ë plotë deklaratën e deputetit Nik Gjeloshaj.
Duke parë se FGJ e paska leshuare ne gjahë sherbetorin e ti për dezinformata MC, edhe disa fakte shtes:
1.Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2012 Alternativa Shqiptare nuk ka qenë dakord për marrëveshje me LD, këtë e ka konfirmuar edhe vet Bardhi në nje emision në RTMZ. Ne nuk kemi dasht asnjë lloj marrëveshje me LD, për arsye se ai na kishte tradhtuar dhe nuk kishte respektuar asnjë pikë të marrëeshjës së 2009, atëherë kur e bëmë deputet edhe pse as vetë partia e tij nuk e donte. Kemi nënshkruar këtë marrëveshje vetëm pas takimit me Fatmir Gjekën…
2. Kemi qenë për marrëveshje me degët më të votuara të LD, atë të Malësisë dhe Plavë. Këto dy degë në zgjedhjet parlamentare nuk përkrahën koalicionin tonë, dhe doli ajo që ne kishim thënë dhe tradhëtia e Bardhit ndaj koalicionit.
3. Kur kjo marrëveshje u bë faktike dhe kryetaret e degëve të Malësisë dhe Plavës nuk ishin pjesë e listës zgjedhore, ASH u gjend në një pozit të vështir, u rreshtua prap pas Mehmet Bardhit, Mehmetin që as të vetet nuk e duan.
4. ASH në zgjedhjet e vitit 2012 u mbet i vetëm, pa asnjë përkrahje nga partneret, edhe ato që na takonin na i morën.
5. ASH edhe pse e befasuar, pranon vendimin e Gjekës për tu bërë pjesë e qeverisë, me artikulimin se do përmirësohet dhe do levizin gjërat, pas 10 muajsh pranuam edhe detyrën në ministrinë e arsimit.
6. Me datën 6 nëntor 2013 sipas marrëveshjës që sot të gjithë e dinë, z. Gjeka i përfundon mandati, por ne nuk bëmë cirk mediatik dhe nuk qahëshim, ishim të gatshëm ti lenim z. Gjekës pjesën e mandatit se nuk kerkojmë hokej përfaqësimi politik, por faktorizim të cështjeve, duke mos u ndërruar disa herë në një mandat.
7. Fatmir Gjeka zgjedhet Kryetar Komune, jep dorëheqje, Gjergj Camaj i takon posti i deputetit, por ai bënë atë që se ka bërë asnjë politikan deri më tani, i lëshon postin një më të riu.
8. Nik Gjeloshaj merrë detyren e deputetit, me shumë mëdyshje, por bindet me BESË .
9. Në fund nëse nuk vlen BESA e respektohet marrëveshja që ka ASH të shkruar e nënshkruar me PD, Nik Gjeloshaj duhet të jepte dorëheqje në korrik të 2014. Për atë këta zhurmaxhi, vec se e shtyjnë këtë datë. Dorëheqje për tu bërë Mehmet Bardhi deputet kurrë nuk do të jap, me këtë bëjë ndër veprat më të mëdha kombëtare.
10. Pjesa më e madhe e dijnë që Nik Gjeloshaj nuk është bërë deputet për rrogë dhe nuk e mban këtë pozit për rrogë, sic do bënte pretendenti tjeter, këtë do e dëshmoj në ditet në vazhdim.
11. Jezu Krishti thotë “Fali o Zot se nuk din cfarë bëjnë” unë i them atij që më ka prerë në Besë “Të fali, se nuk jam i sigurt se dinë cfarë bënë”. Edhe pse kam arsye, nuk mund të më ngel hatri, unë e mbaj besën dhe fjalën e dhënë, me Nikën nuk mund të luash. Në mes të Mehmetit dhe Niket (dhe BESES) zgjodhe Mehmetin, ta gëzofsh.
Nik Gjeloshaj
????
Sa shpesh isht ka e perdor fjalen BESE. Zakonisht ata qe nuk kan bese bejn keshtu per ta paraqit veten si njerz te beses, gjithashtu paraqitet jo materjalisht dhe modest. Per te dyja kemi pa dhe jemi te informum.
woowwww … Ne fund citon edhe Jezu Krishtin … A kshtu mendon me rrejt popullin me retorik te mesuar ne libra.
BESA, FJALA E DHENE, MOSSHMEKLJA e NENSHKRIMIT … tash edhe emrin e Krishtit paske fillu me e keqperdor si protagonist ne tregimet tua te fantanshkences, ne menyr qe ti besh me te besushme.
Me duket qe paksa i paska dhene edhe nje igredient fetare ketij problemit qe e ke shkaktua. Te stilit: Ne mes Nikes dhe Mehmetit, gje normale qe Fatmiri e zgjedh Mehmetin se Mehmeti asht Mehmet…
Memorizoni kete, ky do te jet politkani qe do te na sjell me se shumti deme dhe percarmje.
O mos na e lodh koken me fe. Deputetet tone nuk kan as fe e as atdhe.Leri te ckaterrojne vetevehten se nevet na ckatrruan. Vetem nese ije ne mesin e atyre qe kerkon apo ta kan borc ndonje cope, se keta asnje njeri normal nuk i mbron.