Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, afaristët tanë, OJQ Porta di Danza dhe udhëheqësin artisitik Musa Hoxha nga Ulqini, organizojnë për herë të katërt festivalin folklorik D olcinium International festival i cili do të mbahet prej 28 deri me 30 qershor 2017, mesohet Organizata Turistike e Ulqinit.
Qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i kulturës dhe folklorit, vlerave të Ulqinit dhe rajonit në një vend, dhe të gjithë qytetaret dhe turistët që gjenden në Ulqin do të kenë mundësinë të kënaqen me veshjet kombëtare, me folklorin, muzikën, rininë…
Manifestimi fillon me defilen e shoqatave folklorike me 28 qershor me fillim në ora 19.30 prej Qendrës për kulturë deri në Plazh të vogël, kurse koncerti fillon në ora 20.45 dhe do të mbahet në Mole të madhe.
Nata e dytë e manifestimit fillon me defilen në shetitoren e Plazhit të vogël në ora 20.00 dhe koncerti do të vazhdojë në Molen e madhe me fillim në ora 20.30.
Nata finale e këtij manifestimi mbahet me 30 qershor ku do te kemi Fashion night në bashkëpunim me Super Star model Agency.
D olcinium International festival, mund të themi që tashme ka një karakter tradicional sepse po mbahet për të 4 vit radhazi, dhe këtë vit marrin pjesë grupet folklorike nga Ukraina, Bulgaria, Litvania, Rumania, Slovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kosova, Shqipëria dhe Mali I Zi.
Mire se vini !!!, perfundon njoftimi i Organizates Turistike te Ulqinit.