Tetovë, tre çiklist mbi 60 vjeç nisen drejt Ulqinit
Tre sportdashës tetovarë me biçikleta filluan turnin e tyre nga qyteti Tetovës deri në bregdetin e Malit të zi në Ulqin.
Edhe pse mbi moshën 60 vjeçare ata nuk ndalojnë, pasi dëshira për këtë sport është e madhe.
Ky udhëtim sipas tyre do të zgjas nga dy deri në tre javë , dhe për këtë udhëtim më duhet vetëm vendosmëri dhe as gjë më shum.
“Jemi nisur destancioni drejt Ulqinit,nëpër Kosovë të vizitojmë disa vende historike, Podgoricë, Tivar dhe drejt Ulqinit. Nuk kemi bërë kohë precize , kjo është një vozitje rekreacioni apo qefi siç I themi ne ,por mund të zgjas dy javë deri në tre javë. Siç do gjë në jetë duhet pasur dashuri ,dëshirë ,kurë ke dashur dëshira as gjë nuk është e rënd” – tha çiklisti, Jusuf Bejtullai.
“Ky është njëri ndër udhëtimet e mia të kohëpaskohshme , udhëtimi im I parë ka qenë në vitin 1979 si student në fakultetin e Prishtinës. Ky është një prej relacioneve pakë më të gjata,kërkon pakë më tepër vendosshëmëri as gjë tjetër . Një porosi për të rit do kisha bërë sidomos për më të rit “Lëvizni që mos të harroni të ecni” – tha çiklisti Namik Jonuzi.
Ndërsa këtij udhëtimi nuk mund ti mungonte profesorit të gjeografisë Hazbi Ademi, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çiklizmit dhe sporti në përgjithësi. Ai thot se mosha nuk është pengesë për të mos realizuar ëndërrat dhe udhëtimi me biçikleta të jep një përjetim më ndryshe.
“Vendosëm me kolegët që të bëjmë një ekspeditë , destnacioni Tetovë, Prizren , Prizren, Gjakovë, në Gjakovë dalim në alpet shqiptare deri në Barë, Budva deri në Ulqin, normal dihet ato vende turistike të turizmit veror, bëjmë edhe pushime pasi ka edhe karakter gjemofologjik, pasi vizitojmë edhe kajonin e Tares, Moraces dhe ka një karakter rekreativ, por edhe sportive normal që duhet kundorcion. Të ju japim një mesazh të rive se nuk duhet të largohen nga ciklimi të duan natyrën ,pasi me biçikleta mund gjërat t’i prekim , t’i shohim ti përjetojmë ,dhe ajo është më pozitive kur ty sheh, përjeton gjërat. Ne jemi që të tre afër 60 vite, mos të shkoj dikush me atë mendje se mosha ku e di çka duhet ti largohemi asaj” – tha profesor i gjeografisë, Hazbi Ademi.
Ademi,Bejtullahi, dhe Jonuzi vitin e kaluar kanë shëtitur thuajse të gjithë bregdetin shqiptar. Qëllimi i këtyre çiklistëve, është që vitin e ardhshëm të vizitojnë Turqinë dhe pjesët tjera të Evropës. Motoja e tyre është “Lëvizni që mos të harroni të ecni”. (Visar Sadiki, TVM2)