Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, sot do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Malin e Zi.
Në kuadër të vizitës së tij, Xhaferi do të realizojë takime me krerët shtetëror të Malit të Zi.
Ditën e martedelegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Z.Talat Xhaferi është paraparë të mbërrijnë në Ulqin. Ai do të pritet nga kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në kabinetin e Z. Cungu takimi do të fillojë në orën 10:00, ndërsa deklaratat për shtyp janë paraparë në orën 11:00.