Pothuajse të gjitha mediat kosovare por edhe disa të atyre shqiptare në Maqedoni, ditën e diele kanë plasuar një shkrim rreth ndryshimit të çmimeve në mes dy qyteteve turistike, Durrësit dhe Ulqinit, vende ku përfundojnë për të kaluar pushimet e veta pjesa më e madhe e qytetareve nga ato anë.

Më poshtë po japin në tërësi këtë shkrim i cili duke pasur parasysh situatën aspak të mirë ekonomike të pjesës më të madhe të banorëve të atjeshëm edhe mund të ndikojë në përcaktimin e destinacionit të qytetetarëve se ku do i kalojnë pushimet e tyre verore.

Ulqini dhe Durrësi pritet të jenë përsëri destinacionet më të frekuentuara bregdetare për kosovarët. Jo vetëm shteti dhe cilësia i bëjnë që të dallojnë dy plazhet e njohura.
Diferenca në çmim duket të jetë goxha e madhe mes dy vendeve turistike.
Përderisa në Ulqin një çadër me dy shtretër plazhi kushton nga 7 deri në 10 euro, në Durrës çmimi sillet nga 2 deri në 4 euro.

Për hirë të vertetës, në Ulqin gjatë gjithë sezonit ne plazhe te ndryshme  te tij një çadër me dy shtretër plazhi  mund ti gjeshe edhe me cmim prej 4 ose 5 euro.

By admini