Nga Ali Gjeçbritaj

 

ATY KU FLET HESHTJA

Kotët, qepallat i janë rënduar, ka mbyllur sytë

dremitë Kraja ime , bukuroshe e fjetur

endërron në mes të errësirës e hijës së rëndë nën Rumi

projektuesit e shfarosjës kërcasin gishtrinjët,

zgërdhijnë dhëmbët,

dosat pjellin dërkucë, numri i derrave të egjër shtohet

bredhin kudra me këlyshë, zagari nuk ndjek gjahun e duhur

ngryset vendlindja ime me tingujt e vetmisë

zgjohet e lodhur asesi të kthjellët

në Krajë po flet vetëm heshtja.

 

DORA E QURRAVE

Njëri përdorë dorën për të mbuluar fytyrën

Tjetri për të fshirë djesën

E i treti për të ndalur rrjedhën e qurrave.

Ky i treti duket se ka frikë

Se i mungon të ftohtit në dimër

e vapa në verë.

Vetëm ky i qurrave shfytëzon

fatkeqësit e të tjerëve.

E fshehë hundën me dorë

Por flama asnjëherë nuk i ik nga trupi

Qoftë në dimër qëftë në verë.

Dora e tijë fshinë vetëm hundë me qurra.

 

PERDJA E TYMIT

Perdet e tymit na zvoglojnë shikimin

Loti që ndizet diku u tret e iku

Hijet endacake sillën vërdallë përqark shtëpisë

Mosha shkund hirin.

Nga qoshkët e votres nën oxhak

Në dritare një rrjetë merimange

Mbledh mizat e zjarrit të verbuar.

Nga dera veshur me rroba të frikshme

Hyjnë copa trishtimi.

Me qiriun e Naimit në dorë

Ndriçoj shtigjët e zëna të udhës

Ujqerit grabitqarë ikën pa pre

Drita ua errësoi shikimin.

Lahuta e Fishtës dhe Mrizi i Zanave

Trishtimin e mbytën me vargje e hijeshi

Unë kam mall e nostalgji

Si zogu ndaj shpatit e pusi ndaj gurrës.

 

FLEJNË KUJTIMET NË QENIEN TIME

Në qenien time flejnë shumë kujtime

Nga mendja s’më hiqën majat me borë

As udhëtarët e vonuar të kohës

Si sot më duken se ma bëjnë me dorë.

Anija në Va të Shitarit në lindje të ditës

Merrte me vete pjesë të jetës tonë

Hudhëm këtu llokume e kokrra sheqerkash

Atë ditë që u nisëm për në Kosovë.

Në vetën time mbaj poçin me vajguri

Në Va të Sjerçit e mbusha me dritë

Unë me pëndë bojë e bishtagyp

E motra qëndiste deri natën vonë

Pajën stoliste, thurrëte kurorë.

Në Radio Tirana çdo të hënën mbrëma

Kangë shkodrane, labe, polifoni

Valle përcjellë ma fyell e qifteli

Degjonim tok krye m’krye.

Në kujtimet e mija, në trurin tim

Është gdhendur trungu sharruar për dysheme

E në majat e kulmit të shtëpisë

Dru gështenje stolisin kullat e lirisë.

Jeta është udhëtim këtë e di

Më çoi në shtigje ëndrrash

Jo sa isha i ri por edhe tash në pleqëri

Atëbot nuk shkrova, më shumë ëndërrova

Sot po shkruaj e ëndërrat mbeten ëndërr

Në qenien time është ngulitur thellë

Ëndërra e kohës dhe shpirti i trazuar.

 

Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Heshtja që flet

By admini