‘Balena Blu’ është loja e cila po qarkullon në të gjithë botën falë rrjeteve sociale e që ka lënë të vdekur 140 fëmijë në Rusi. Kjo lojë konsiston në biseda që i ashtuquajturi ‘kuratori’ nis me fëmijët duke i kërkuar të presin veten me thikë, të gërvishtin veten, të zgjohen në prën 4:20 të mëngjesit e të shohin video të frikshme e në fund, ai i kërkon që të hidhen nga një pallat i lartë e të vrasin veten.

Kjo lojë ka qënë pjesë e diskutimeve në ‘Top Shoë Magazine’ ku një nga ekspertët e Interpolit, Artan Dashi tha se edhe vendi ynë, mes të tjerëve mund të jetë nën shënjestër duke paralajmëruar kështu institucionet përkatëse. Por, psikologia e shkollave Ornela Belba, e ftuar në panel, ka thënë se në fakt, në Shqipëri ka patur një rast të tillë.
‘Bëhet fjalë për një vajzë 9 vjeç e kontaktuar ng anjë kurator duke u përfshirë kështu në lojën e ‘Balena Blu’. Për fat të mirë, mamaja e pikasi në kohë sepse ishte informuar nga artikujt që publikohen në media” tha Belba. Shenjat që vihen re tek një fëmijë në raste të tilla janë: mbulojnë krahët që mos t’ju duken shenjat, dëgjojnë muzikë depresive, nuk i flasin askujt për një ditë të tërë, zgjohen më herët se zakonisht etj.

Psikologia Silvana Loka gjithashtu paralajmëron prindërit duke thënë: “Kujdes, është një lojë që trazon psikikën e fëmijëve, gjumin, identitetin e tij. Janë 50 ditë dhe jo 2-3 ditë!”

By admini