Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit 2016 miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Kjo strategji afatgjate synon avancimin e Admin¬istratës Publike, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gëzojë besimin e tyre.

Për një informim sa më të mirë të publikut për këtë dokument, në kuadër të projektit ‘Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe Meritë’, organizohen aktivitete të shumta informuese në qytete të ndryshme të Malit të Zi. Sot në Ulqin, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi aktivitet informues në hyrje të ndërtesës së Komunës, në të cilin u promovua publikimi “ADMINISTRATA PUBLIKE DERI NË VITIN 2020”.

Strategjia e Reformës së Administratës publike i referohet administratës shtetërore, vetëqeverisjes lokale si dhe organizatave të autoritetit publik. Ky dokument përfshinë shtatë fusha dhe ato janë:
1.    Organizimi dhe përgjegjësia në Sistemin e Administratës Publike;
2.    Ofrimi i shërbimeve;
3.    Sistemi i shërbimit publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore
4.    Zhvillimi dhe koordinimi i politikave publike
5.    Menaxhimi i financave publike
6.    Çështjet e veçanta të sistemit te vetëqeverisjes lokale
7.    Strategjia e menaxhimit të procesit të reformës së administratës publike dhe qëndrueshmëria financiare

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese.

By admini