‘’Teuta Mehmedoviq, shefja e Qendres për sistemet informative në Komunen e Ulqini publikisht përkrah projektin e ‘‘Shqipërisë së madhe‘‘. Kjo bashkëpunëtore e afërt e kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe kuadër e dalluar e partisë së tij (Forca), vitin e kaluar në rrjetin social facebook ka promovuar idenë e bashkimit të Kosovës* dhe Shqipërisë‘‘, lështu shkruan portali in4s.
Teuta paska shpërndarë në faqen e vet një link për nënshkrimin e peticionit për bashkimin e këtyre dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që ishte e mjaftueshme që portali in4s ta akuzojë Teutën se publikisht e përkrah ‘‘Shqipërinë e madhe‘‘.
Shkrimet e tilla janë mjaft tendecioze aq më shumë duke e ditur se Kosova dhe Shqipëria janë shtete të pavarura dhe të njohura ndërkombetarisht dhe se për fatin e vet vendosin vet. Portali në fjalë brenda shkrimit tregon edhe për lidhjen e bashkimit të dy shteteve në fjalë si një një hap të krijimit të ”Shqipërisë së madhe”.
Para pak kohe ishte pikërisht ky portal që zbuloi skandalin rreth daljes së qytetareve në Rumi. ”Shqiptarë me uniforma dhe të armatosur okupojnë Ruminë në Ditën e pavarësisë së Malit të Zi”, ky ishte titulli i këtij lajmi por që më pastaj u bë lajm edhe në mediat elektronike dhe te shkruara malazeze.