Qëllimi i parë për ekipin e futbollit Otrant Olimipik nga Ulqini, kalimi në barazh, tashmë është realizuar. Por dukeq që djemtë tanë nuk kanë dëshirë të ndalen këtu.
Kësaj të merkure ekipi jonë ka ndeshjen e parë të barazhit në Ulqin kundër ish ekipit kampion të Malit të Zi, Rudar nga Plevla.
Por duket se mysafirët nga Plevla e vlerësojnë lartë ekipin tonë dhe kanë marrë të gjitha masat që të paraqiten sa ma mirë. Mediat nga Plevla, pvportal, e analizon ekipin tonë me nota të larta.
”Otrant nuk është aspak kundërshtar naiv, të cilët kanë luajtur shkëlqyeshëm gjatë gjithë kampionatit. Atë çka e karakterizon ekipin nga Ulqini është loja kolektive. Prej 11 lojtarëve të parë, 8 nga to luajnë së bashku shumë vjet, kanë dalë nga shkolla e tyre dhe jetojnë për qytetin e tyre,”, kështu e përshkruan ekipin nga Ulqini ky portal.
Në vazhdim shtohet se Rudari për të qendraur në kategori do ti duhet të djersitet shumë për të arritur atë qëllim.