Fotografi me thikë dhe sopatë në duar, të domosdoshme për kamping, kanë qenë të mjaftueshme që mediat serbe, konkretisht nje portal me emrin IN4S, të zbulojë ”skandalin” e radhës rreth një dalje të zakonshme të banorëve afër Rumisë në maje të saj.
”Shqiptarë me uniforma dhe të armatosur okupojnë Ruminë në Ditën e pavarësisë së Malit të Zi”, ky është titulli i këtij portali rreth daljes së përvitshme në Rumi por që më pastaj u bë burim edhe të përditshmeve tjera malazeze për të ndezur ambientin në këto vise.
Këto media shkuan edhe me duke e cilësuar kampingun në natyre, i cili u organizua një natë më parë ngjitjes në Rumi, si një kamp ushtarak.
Në aktivitetinr e ngjitjes në Rumi pjesmarrës ishte i pari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe sipas të gjitha gjasave ai edhe ishte edhe njëri ndër caqet e sulmeve.
Por si ndodh zakonisht, pas mediave ndezet edhe politika.
” Disa OJQ që angazhohen për shëtitje në kodrat përreth kanë kthyer këtë aktivitet në marshime në Rumi. Ikonografi këtij viti gjason në operacion ushtarak, dhe për këtë aksion në të cilinka marrë pjesë edhe i pari i qytetit Cungu janë marrë mediat, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon dhe më gjerë. Ne besojmë se diçka e tillë qytetarëve të Ulqinit nuk mund ti sjellë diçka të mirë në asnjë sferë”, thuhet ndër të tjera në një kumtesë për opinon të SNP-së (Partia popullore e socialistëve) Ulqin, përcjellin mediat malazeze.
Poashtu nga kjo parti rikujtojnë edhe rastin e dekorimit me titullin ”Qytetar nderi” i Ulqinit të kryeiministrave shqiptarë Edi Rama dhe Hashim Thaçi para dy vjetëve duke e cilësuar këtë akt si joligjor.