Beqir SINA – Chelsea New York City
 
“Rruga drejt historisë, kurrë nuk është e lehtë”, më shumë se 500 shikues ndoqën në Festivalin e Filmit Shqiptar në New York, filmin “Beteja në Ballkan”, një dokumentar shqiptaro amerikan të realizuar në rrugtimin e historik të ekipit kuq e zi – ekipit të futbollit mbarë-kombëtar shqiptar në udhëtimin për në Kupën e Euro 2016, në Francë
CHELSEA NYC : Të shtunën në  kuadrin e Festivalit të filmit Shqiptarë në qytetin e Nju Jorkut, u paraqit jashtë gare dhe dokumentari i titulluar “Beteja në Ballkan” –  “Battle in the Balkans”.
Film, i cili, ky u prezantua nderkohe që gjatë këtyre ditëve  shikues të shumtë po ndjekin 18 filmat pjesëmarrës në festivalin “Java e Filmit Shqiptar”, Edicioni 6-të, që po mbahet në metropoliin e botës në Nju Jork, nga 26 maj deri më 29 maj 2017, në Kompleksin SAV-a, Cinema.
Filmi “Beteja në Ballkan”, u shfaqë mbrëm në natën e dytë të festivalit me pjesëmmarjen e ekipit realizues edhe të protagonistëve, të tij, përfshirë edhe yllin e futbollit shqiptarë, Lorik Cana, dhe personalitete të njohura në Nju Jork.
Mes pjesëmarrësave në kineman SAV-a, të mbaushur plot e përplot me shikues ( më shumë se 500 shikues) , ishte dhe ish kongresisti republikan i Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, Presidenti i Lobit shqiptar në SHBA, Ligës Qyeteare Shqiptaro – Amerikane , dhe Shirly Cloyes – DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, disa personaliteteve, drejtues shoqatash e organizatash të komunitetit shqiptar, veprimtarë dhe artistë e aktorë të njohur, afaristë e biznesmen të suksesshëm, gazetar, aktivistë, studentë të shkollave të larta amerikane, e tjer.
Filmi dokumnetar i cili është prodhim shqiptaro – amerikan Beteja në Ballkan, Directed by: Charlie Askew, Kreshnik Jonuzi, dhe Luftar Von Rama, është një film që kronikon Ekipin Kombëtar Shqiptar dhe udhëtimin e tyre, drejt kualifikimit të parë në një turne kaq të madh të futbollit botëror, siç shte ai  pjesmarrjes së kombëtares shqiptare, vitin e kaluar, për her të parë në histornë e Futbollit Shqptarë, një garë kaq të madhe Futbolli në arenën ndërkombëtare- Kupën e Europës – Francë 2016.
Dokumentari Beteja në Ballkan është i realizuar nga një grup mjaft i talentuar producentësh të rinjë, fëmijë emigrantësh shqiptar, dhe producent të rinjë  amerikan, ka arritur të kap disa momente me kapitenin e ekipit Lorik Cana, trainerin Giani DeBiazi, dhe ish ndihmesin e tij Tramezani, dhe disa futbollist kuq e zi, komentator të njohur sportiiv, dhe presidentin e Federatës së Futboollit Shqiptar, Armando Duka, tifozë shqiptaro amerikanë, ndërkohë, që skuadra  kuq e zi dhe populli shqiptar ishte duke e ndjekur kombëtaren e futbollit në rrugën e saj historike, drejt Kupës Euro 2016.
“Beteja në Ballkan”, është një film që hynë në historinë e pasur të Ekipit Kombëtar Shqiptar, duke treguar krenarinë tonë kombëtare dhe tensionet historike, ndërsa kuq e zitë, mbasi “shkelën” në grupin e tyre Serbinë, duke e lenë pasë “kundërshtarin” historik, të kuq e zinjëve, arriten në renditjen botërore në rrugën drejt Kupës Evropiane në 2016, garat të cilat e zhvilluan në Francë, dhe u ndoqën nga mijëra tifozë shqiiptar në Francë dhe miliona në Shqipëri, Kosovë , dasporë e viset shqiptare në Ballkan  .
Premiera e këtij filmi dokumentar, në fund u shoqërua me një, bashkëbisedim Q & A  mes ekipit realizues dhe Lorik Cana.
 Kurse, në fillim dhe pas asaj shfaqjes në një mbrëmje të madhe në kinemanë SAV – a, në Nju Jork , ekipit realizues të filmit së bashku me fotbollistin e kombëtares shqiptare, iu bashkuan qindra të rinjë e të reja shqiptaro amerikanë, përfshirë edhe organizatën Rrënjë Shqiptare, me president Marko Kepin, kryetarin e Shoqatës Dibra, Danny Miftari, ish- Presidentin e Klubit të Futbollit Korabi nga Nju Jorku, Murat Mela, Gazmend Gjonbalaj, Këshilltar për Arsimimin Ndërkombëtar dhe Anëtar i Komitetit të Fondit të Arsimit të Kosovës KAEF, të cilët kishin ardhur në mënyrë të organizuar për të parë dokumentarin “Beteja në Ballkan” dhe ndarë gëzimin e tyre, me “Kaptenin” yllin futbollistit kuqezi Lorik Cana–, i cili dha edhe autografe me bluzën e tij numër 5 duke u fotografuar pothuajse me të gjithë të pranishmit.
  Kreshnik Jonuzi, producenti dhe regjizori i filmit dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan, i cili së bashku me Zana Kabën moderojë këtë promovim, tha se :” Ky është një film që kronikat e saj i ka përmbledhur me kombëtaren shqiptare dhe udhëtimin e tyre të parë ndonjëherë në historinë kualifikimit në një turne kaq të madh ndërkombëtar”.
Pjesa e fundit e enigmës, së filmit dokumentar “Battle in the Balkans” është sjellë nga Drejtori, i këtij filmi dokumentar Charlie Askew, i cili është gjashtë herë fitues i çmimit Emmy, dhe ka krijuar dokumentarë sportive për gjigandët televizivë amerikan si HBO, NFL Films dhe ESPN.
Charlie, foli për eksperiencën e bukur që ka marrë me vete pas realizmit të këtij dokumentari, që ai i ka sjell nga Shqipëria e bukur dhe shqiptarët, bujar dhe të dashur, si tha ia duke shtuar “muzika, dhe veçmas rakia dhe mënyra se si festonin shqiptarët,” më ka suprizuar, kurse, tani kam bërë shumë miq në Shqipëri”.
Dokumentari, kap disa nga momentet me interesante të kuqezinjëve në këtë sfidë historike, ku kuqezinjët e Shqipërisë, që “deklasuan” në grupin tyre Serbinë të parën, dhe nxorrën më pasë jashtë gare edhe Danimarkën e madhe të futbollit europian.
Për në rrugën për në Parisë, foli edhe kapiteni i ekipit Lorik Cana, si dhe heronjët e ekipin të tij, dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, gazetarë sportivë, tifozët shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshëves, Mali i Zi e Maqedonia, Diaspora e Çamëria, dhe ata që kishin udhëtuar nga Amerika( anëtar të klubit Korabi në New York) e tjerë, të cilët ndoqën ekipin tonë kombëtar nga Lisbona, Kopenhagen , Tiranë, e deri në Erevanin e largtë, në rrugën e tyre për në Euro 2016.
“Filmi Battle in the Ballkans” – Më shumë se një lojë futbolli”, është historia e ekipit kombëtar shqiptar të pasur, me krenarinë kombëtare, dhe tensionet historike, si ata arritën kualifikimin në rrugën për në Kupën Evropiane në vitin 2016”, tha Producenti Ekzekutiv Kreshnik Jonuzi, një shqiptar i Amerikës, ky, i lindur këtu ku prindërit e tij, të cilët emeigruan dekada më parë nga Gostivari në SHBA.
“Pas ndeshjes katastrofike në Beograd më 14 tetor, 2014, Kreshnik Jonuzi, tha se ai pa një mundësi për të treguar një histori thellësisht të përkushtuar dhe emocionale të ekipit shqiptar të futbollit kombëtar”.
Ai ndau idenë me producentët ekzekutiv Luftar Von Rama, Zana Kaba dhe mori në konsideratë menjëherë në formësimin e vizionit e filmit.
Luftari, Kreshniku dhe Zana për të filluar realizmin e këtij projekti, e nisën punën e tyre në buxhetimin, marketing dhe promovimin e filmit.
“Ne kemi një ekip të mahnitshme, që kanë ardhur duke u bërë së bashku për shkak të përkatësive tona të ngjashme, por më e rëndësishmja, për shkak të pasionit tonë të fuqishëm për të bërë një film sa më bindës” tha Jonuzi.
Kreshniku, Luftari dhe Charlie, udhëtuan për në Shqipëri dhe qëndruan shumë afër ekipit për çdo ditë para takimit të kthimit në Tiranë kundër Serbisë, mbas tragjedisë që ndodhi në Beograd. Ata kan filmuar , dhe kan marë një-në-një intervista me ekipin, mediat lokale, përfaqësues vendorë të qytetit, trajnerëve, figura politike dhe më shumë, në mënyrë për të kapur dhe për të ndërtuar përmbajtje sa më intersante dhe dinjitoze rreth filmit të tyre.
Ekipi realizues shpreson për të arritur suksesin në arenën ndërkombëtare nëpërmjet filmit të tyre “Battle in the Balkans “ në të ardhmen, ku perveç pjesëmarrjes mbrëm në Festivalin e filmit Shqiptarë në qytetin e Nju Jorkut, të ciln ata e vlerësuan jashtëzakonishtë, presin dhe shpresojnë futjen e filmt të tyre edhe në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit.
Ata thanë mbrëm se mbështetja e komunitetit shqiptar deri më tani ka qenë e madhe dhe “Beteja në Ballkan” shpreson të vazhdojë të ndërtojë rrjetin e tyre në ngritjen e fondeve..
Charlie Askew, Kreshnik Jonuzi, Luftar Von Rama dhe Zana Kaba, pasi faleminderuan qindrat e shikuesve, thanë se : “Ne jemi krenar për të punuar në një histori të rëndësishme dhe ne po shohim përpara për të ndarë atë me adhuruesit tonë, kudo si ishte edhe pjesmarrja e madhe e shikuesve mbrëm në Kinema SAV-a, në zemer të New Yorkut, duke na ndjekur me filmin dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan“.
“Battle in the Balkans “
Starring: Lorik Cana, Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Sokol Cikalleshi, Ergys Kace, Andi Lila, Blendi Fevziu, Armand Duka, Ilir Shulku, Marina Vjollca, Gazmend Malo
Genre: Sports Documentary
Directed by: Charlie Askew Kreshnik Jonuzi Luftar Von Rama​
Release date: NYC May 28, 2017
Typically replies within minutes  https://www.youtube.com/watch?v=2JMEScUtfBY

 

By admini