
Deputeti i Frontit Dmokratik Milun Zogoviq mendon se valvitja e një flamuri të huaj në maje të Rumisë, duke aluduar në këtë rast në flamurin shqiptar, në fakt simbolizon hyrje në posedim ose pushtim i territorit. Këto komente deputeti Zogoviq i dha për Radiotelevizion e Malit të Zi.
Deputeti Zogoviq poashtu mendon se flamuri shqiptar në Rumi dhe koncepti i Malit të Zi qytetare në këtë mënyrë ”nuk është ajo çka kanë dëshiruar malazezet të cilët kanë avokuar për rinovimin e pavarësisë së Malit të Zi”.