Mali i Zi shënoi 11 vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, në shenje kujtimi në 21 majin e vitit 2006 kur në referendum ka ripërtërirë pavarësinë shtetërore, shkruan RTCG.
Sipas të dhënave zyrtare në referendum kanë votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Pavarësinë e Malit të Zi e kanë përkrahur 230 mije e 661 votues ose 55.5 për qind, kurse për shtetin e përbashkët me Serbinë kishin votuar 185 mijë e 2 ose 44.5 për qind. Për suksesin e referendumin nevojitej që atë ta përkrahin 55 për qind të votuesve që do të dalin në zgjedhje.
Kuvendi i Malit të Zi në seancën me 2 mars, në bazë të propozimit të presidentit të Republikës, Filip Vujanoviq, ka sjell vendimin që referendumi për statusin shtetërore juridikë të mbahet me 21 maj.
Kryetari i Komisionit republikanë për referendum ishte zgjedhur sllovaku, Frantishek Lipka. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka theksuar të petën mbrëmje në pritjen solemne se Mali i Zi e ka siguruar vendin në shoqërinë dhe pranë tryezës ku fuqitë e mëdha sjellin vendime dhe kjo është garanci afatgjatë e pavarësisë së shtetit.
Siç ka theksuar, ekzistojnë shtete dhe popuj të cilat këtë nuk duhet ta bëjnë , sepse për shkak të madhësisë së tyre, forcës dhe kapacitetit dhe të zgjatjes shekullore kjo e drejtë u është dhënë njëherë e përgjithmonë.