Fotografi me thikë dhe sopatë në duar, të domosdoshme për kamping, kanë qenë të mjaftueshme që mediat serbe, konkretisht nje portal me emrin IN4S, të zbulojë ”skandalin” e radhës.
”Shqiptarë me uniforma dhe të armatosur okupojnë Ruminë në Ditën e pavarësisë së Malit të Zi”, ky është titulli i këtij portali rreth daljes së përvitshme të qytetareve të viseve të Krajës, Ulqinit, Tivarit, Anës së Malit, Tuzit e më gjërë në maje të Rumisë.
Ky portal shkon edhe më larg duke e cilësuar kampingun në natyre si një kamp ushtarak.
Poashtu në këtë shkrim publikohen kryesisht disa fotografi të viteve të kaluara me flamuj shqiptarë dhe se për këtë organet shtetrore nuk kanë reaguar.