Gjon Mili në “sinopin” e regjisores Yllka Gjollesha dhe ish gazetarit të Zeri i Amerikës Gjekë Gjonleka
Nga Beqir SINA – New York City
Gjon Mili, Jetë e mbetur në foto……..! i cili vjen edhe në një film dokumentar…!
NEW YORK CITY : Edhe, një javë na ndanë nga Java e Filmit Shqiptarë – i cili do të sjellë për të gjashtën herë në metropolin e botës – qytetin e Nju Jorkut – “Javën e Filmit Shqiptar – Albabian Week Festival”, ngjarjen që promovon kinematografinë shqiptare, dhe, që synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë në këtë metropol.
Edicioni i 6të i “Javës së Filmit Shqiptar” në Nju Jork , mes datave 26 – 29 Maj do të vijë me një program garues me 18 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota.
Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurim në edicionin e 6-të për vitin 2017. Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.
Festivali Java e Filmit Shqiptar që është edhe ngjarja kinematografike më e madhja në diaspoprë organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës. Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja.
Të shtunën e kaluar pjesmarrës në Festivalin e Filmit Shqiptar në qytetin e Nju Jorkut, u paraqit dokumentari i titulluar DRITË. I cili, është njëdokumentar që synon të hedhë dritë mbi një figurë artistike – shumë të njohur në SHBA, Gjon Milin,ose fotografin e famshëm shqiptaro-amerikan.
Për Gjon Milin kjo është hera e parë që kemi një dokumentar të një formati të tillë, mbështetur nga Qëndra Kinematografike Shqiptare dhe nga Ambasada amerikane në Tiranë, por edhe nga të tjerë, tha,për gazetën Bota sot, bashkë regjisoreia dhe bashkë skenaristeia e këtij dokumentarit Yllka Gjollesha e cila ka bashkëpunuar me Suela Bako.
E ndodhur në Nju Jork, në paraqitjen e këtij dokumentari më 5 Maj në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja, producentja Yllka Gjollesha, duke folur për gazetën tonë tha se :” Them se ne zbuluam jetën e tij – por ajo që në të vërtet e zbulojë atë ishte një fotografe franceze dhe shtonë se “Në përceptimin tim ndoshta nuk jamë marrë shumë në dokumentar me jeten private, mbasi më shumë jam marrë tek puna e tij me fotografinë sesa statusi i tij civil’
Ajo e quan Gjon Milin një Bohem teksa thotë se “për mua ishte me të vërtet si një Bohem si njeri dhe ndoshta edhe përtej jetës së Nju Jorkut , nga jeta e tij personale. Edhe ata që janë marrë shumë me jetën e tij asnjëher nuk e cekenin jetën perosnale, ngaqë nuk ka shumë të dhëna rreth kësaj” tha ajo në këtë bised të shkurtër.
E pyetur se Çfarë e shtyu, ose çfarë u motivojë ?
Ajo përgjigjet : “Unë mendojë se me çdo foto të Gjon Milit, mund të bësh një dokumnetar më vete – dhe kështu unë jamë munduar ta bëjë këtë nëpërmjet këtij dokumentari, i cili është i pari rreth jetës së tij. Në fakt tamam- tamam, kam pasur parsyshë që t’a sillja tek shqiptarët një figurë kaq interesant që nuk njihej nga askush, dhe, prekej shumë pak në disa momente shumë të vogla sa mund të them leksione ose histori e artit të fotografisë. Dhe, qëllimi kryesorë ka qenë t’a sillja në Shqipëri, që mëpastaj dokumentari të merrte një rrugë shumë më të gjerë, sepse njërëzit që takova dhe pranuan që të filsnin për Gjon Milin, ishin ata bashkohësit e tij. Nërëz të rëndësishëm si Susan Krisaman që është edhe Drejtoresha e Fotografisë në MOMA dhe është njeriu që ka kuruar fotografinë e Gjon Milit. Pra e thënë pak më shkoqur, njerëz konkret që kishin jetuar me të dhe që i dhanë dokumentarit tonë përmasa edhe më të mëdha, ngase kisha menduar unë në fillim të këtij dokumentari.
Bota sot : Ngaqë jemi mësuar vetëm me fotografinë e Gjon Milit – a ishte e vështirë për ju ta bënit film-dokumentar ?
Yllka Gjollesha : Natyrishtë, që ishte shumë….! Pikësëpari, që ai nuk kishte asnjë video dhe fakti se po realizoja një dokumentar nga një kontinent në një kontinent tjetër, dhe duke qenë një artistë që kishtë lëvizur në të gjithë botën, na u deshë edhe në si stafë që të angazhoheshim më shumë. Por, është një punë e shkëlqyer kjo e stafit prodhues të këtij dokumentari por edhe e Qëndrës Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe pikërishtë edhe Arben Lamit si përfaqëuses i QKKSH si dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, që është një tjetër suport, kështu që duke treguar vështërsitë, mendojë se fola edhe për pjesën që na ka lehtësuar punën e dokumentarit DRITË.
Bota sot : Cila ka qënë ajo që do të quhej “Gold” në këtë prezantim tuajin të Gjon Milit ?
Yllka Gjollesha : Besojë, së është vënja në pah e punës së tij dhe eksperimentit . Fakti që njihet fotografia e tij dhe nuk njihej ai që i kishte bërë ato, ishte shumë interesante. Sidmos , kur shikon atë foto me Pikason , apo vizatimet e tjera të Pikasos në foton e Gjon Milit.
Së fundi Yllka, meqenëse jeni marrë me Gjon Milin, a keni bërë ndonjë studim tuajin se çfarë paraqet fotogarfia e tij në kohën e sotme të fotogarfisë moderrne ?
Ajo thotë se studim të mirëfilltë nuk kam bërë, por kam në planë të bëjë se i kam hyrë kësaj figure me shumë pasion. “Mirëpo për mua të paktën fotografia e tij është shumë modrrene edhe në ditët e sotme . Mbasi edhe kjo që pyesni ju është edhe pika që unë i referohem sepse edhe pse fotogarfia e tij është e viteve 40- 50, ajo është ende bashkëkohore. Fotografia e tij edhe sot sillet në mënyra të ndryshme, dhe këtë e ka provuar edhe revista prestigjoze TIME, e cila kishte një artikull të veçantë për Gjon Milin dhe fotgrafinë e tij në ballinë. Një tjetër fotograri kjo ku imazhi i çmimeve Oskar që u bë, është në idenë e Gjon Milit.
Një nga veteranët e gazetarisë të Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj publicist i njohur, dhe njohës i mirë i Gjon Milit, thotë se e njohu atë nëpërmjet gazetës “The New York Times”, 47 vjet më parë dhe nëpërmjet gazetarve të Zërit të Amerikës, aty ku ai pë disa vjet punojë si gazetar.
Gjonleka, i tha gazetarit tonë se :” Për Gjon Milin në vitet 70 kisha lexuar vazhdimisht ne shtypin Amerikan, sidomos në gazetën “The New York Times”. Gazetat Amerikane nuk shkruanin për prejardhjen e tij shqiptare, por emëri Gjon më bëntë kurioz për origjinën e tij. Gjon Mili vdiq me 14 shkurt 1984. Ne atë kohë isha spiker dhe gazetar i Zërit të Amerikës, bile më kujtohet sot e kësaj dite ajo orë kur lexova lajmin për këtë shqiptaro-amerikan të njohur. Spikerët dhe gazetarët e Zërit të Amerikës kishin emocione kur lexonin lajme të tilla. Si mos të kishin emocione ata që lexuan lajmin për vdekjen e Imzot Nolit, të John Belushit dhe shumë personaliteteve tjera të botës shqiptare në Amerikë. Lajmi për vdekjen e Gjon Milit u lexua pothuajse në të gjitha gjuhet e Zërit të Amerikës. Natyrisht se ne shqiptarët ishim krenar për këtë fotograf gjenial”.
Më tej ai tregonë se në vitin 1988 bëra kërkime serioze për jeten dhe veprimtarinë e Gjon Milit.
“Gjeta telefonin dhe adresën profesorit të MIT Harold Edgerton. Kërkesën time për një intervistë e priti mirë. U gëzua që një shqiptar po kërkonte të dhëna për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Profesor Edgerton tha: “ Gjon Mili ishte miku im më i dashur. Gjoni ishte njeri i shkëlqyeshëm. Ishte i mrekullueshëm në punën e tij”. Harold Edgerton tha se çdo ditë e ndjente mungesën e tij. Ky profesor i famshëm amerikan i inxhinierisë elektronike vdiq më 4 Janar te vitit 1990. Gazeta “The New York Times” i kushtoi nje faqe të tërë vdekjes së tij. Ai la më shumë se 30 vepra të botuara në fushën e elektro-inxhinierisë. Sukseset e Gjon Milit lidhen me zbulimet e mrekullueshme të këtij shkencëtari të madh”.
Kështu, që tha Gjonleka, ato ditë gjeta numrin e telefonit dhe adresën e një forografi tjetër amerikano-shqiptar. Ai ishte Richard Çekani. Nëna e Gjon Milit, ishte Viktoria dhe kishte qënë halla e Richard Çekanit, i cili kishte punuar tërë jetën me Gjon Milin. Zoti Çekani kishte një studio të madhe në rrugën 23 midis 5 dhe 6 avenuve ne Manhattan të New Yorkut. Ai u gëzua për vizitën time e më priti jashtzakonisht mirë. Në studion e tij ruante një arkë metalike të Gjon Milit. Ajo arkë peshonte disa mijëra kilogramë. Richardi tregonte se në atë arkë janë shumë vepra të rëndësishme të Gjonit, bile edhe një vizatim origjinal i Picasos.
Simbas atyre që ka mësuar Gjonleka – Richard Çekani tregonte se Faik Konica e kishte pagëzuar me emërin Gjon.
“Deri atëherë, tha ai, Mili mbante emërin Jani. Këtij fotografi me famë botërore nuk i dukej mjaftë shqiptar emëri Jani. Dhe kështu Faik Konica, e kishte ndihëmuar shumë, duke i dhënë udhëzime të shkëlqyeshme për studime. Zoti Çekani, vazhdonë Gjonleka, tregonte shumë për kujdesin e Konicës ndaj Gjon Milit. Ai luante rolin e një prindi të vërtetë. Bile atij ia kishte besuar pagëzimin. Edhe Richard Çekani ishte fotograf profesionist, por ai e pohonte se nuk ishte në nivelin e Gjonit.
Simbas atyre që ka mësuar Gjonleka, thuhet se në atë kohë Mli ishte në moshën 60-vjecare. Ishte i martuar me një grua shumë të sjellshme japoneze. Richard Çekani tregonte shumë për jetën dhe veprimtarinë e Gjon Milit, duke thënë se ai ishte kryelartë për këtë nip të famshëm te çekanëve.
“Intervistat me Egertonin dhe Çekanin u transmetuan ne “Rubrikën Shqiptarët e Amerikës” që në atë kohë transmetohej çdo të mërkurë. Në atë kohë vizitova revistën mirënjohur “LIFE” dhe bisedova me dy tre redaktorë të kësaj reviste. Të gjithë flisnin me respekt për Gjon Milin. Në vitin 1989 në njërën prej galerive të Artit Fotografik në New York ishte hapur një ekspozitë me veprat e Gjon Milit. Arti i Gjon Milit është i pranishëm në shumë muze dhe galeri artesh në Shtetet e Bashkuara, në Evropë e më gjerë. – I kujtoj me shumë dashuri ato ditë, tha në fund Gjekë Gjonlekaj gazetar dhe publicist i njohur në diasporë.