PDS (DPS) dhe partia boshnjake janë dakorduar me shpërndarjen shtesë të vendeve të punëve në nivel shtetror dhe lokal, duke e bërë të pakuptimtë të drejtën e qytetareve që të konkurojnë në konkurset publike, shkruan Vijesti.
Qytetet për të cilët bënë fjalë kjo marëveshje janë edhe qytetet ku shqiptarët përbëjnë shumicë apo numër të konsiderueshëm të popullsisë si Tuzi, Plava, Gucia, Ulqini, Rozhaja dhe Tivari. Qytetet tjera që përfshihen në këtë ndarje të posteve në nivel drejtorash dhe zv. drejtorash janë edhe Podgorica, Bijello Pole, Plevla, Petnjica dhe Berane.
Ndarja vlen për këto institucione: Qendra për punë sociale, Drejtoria për patundshmëri, Punët drejtuese të Drejtorisë së policisë, Shtëpia e shëndetit, Drejtoria tatimore, Enti për punësim, Fondi shëndetsisë, Departamenti i sigursë, Drejtoria e doganave.
Poashtu deri në qershor të vitit 2015 duhen të zgjedhen edhe drejtorat dhe zv. drejtorat nëpër shkolla të mesme dhe fillore. Sipas dokumentit të siguruar nga Vijesti disa ”obligime” të marra nga marrëveshja ”janë realizuar”.
NUK ESHTE BEFASUESE. E NJEJTA SITUATE ESHTE EDHE NE TUZ TE MALESISE. ME PERJASHTIM U PRIN UDSH.