Tërë jetën jeton me muzike dhe për muzikë. Ajo për të është kuptimi i jetës, gjuha e përëndive dhe gjuhë që nuk duhet përkthyer askund në planetë. Shumë herët e ka zgjedh këtë rrugë, viteve të 60-ta të shekullit të kaluar kur i ndjeri Qamil Gorana në orët private ja ka shkruar notat në fletore.
Kështu e fillon një shkrim reportazh e përditshmja Vijesti për Cufo Likën, një njëri që i ka dhënë shumë një qyteti. Cufo Lika ka bërë Ulqinin me një shkollë unikate, e ka bërë me shkollë të muzikës.
Cufo Lika shkollën e mesme të muzikës e ka ndjekur në Dubrovnik dhe atherë edhe i ka lind ideja për një shkollë të ngjashme edhe në Ulqin. Akademinë muzikore e ka vazhduar në Lubjanë për ta përfunduar në Prishtinë.
Z. Lika tregon edhe për vështirësitë që e kanë ndjekur që nga koha e themelimit të shkollës. Shkolla e muzikës ka filluar punën si paralele e ndarë e shkollës së Tivarit me 1995. Ka pasur një piano të cilën Lika e ka blerë në ankand në Valdanos, një gitarë dhe një harmonikë. Kështu ka filluar tregimi që vazhdon…
Në vitin 2001 shkolla ka filluar të punojë si e pavarur nga ajo e Tivarit në hapësirat të cilat i përdorë edhe sot.
Në këtë vit jubilar shkolla ka hyrë me 300 nxënësa dhe plot 26 të punësar.
Edhe shumë e shumë vite të tjera të sukseshme.