Allmedin-sukaI qetë, serioz, punëtor, student i shkëqyer dhe talent i rrallë – këto mund të ishin disa veti që i shkojnë më së miri të riut Allmedin Suka, student i vitit të IV-të të Fakultetin të Arteve në Prishtine, drejtimi Dizajn Grafik.

Allmi pasion e dizajnit e ka që në fëmijërinë e tij dhe që dëshira e madhe që të jetë edhe profesioni i tij i ardhshëm u realizua në momentin kur u regjistrua në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Dizajni grafik hynë në llojin e arteve i cili shfrytëzohet me kombinimin e tipografisë, ilustrimit, fotografisë dhe shtypit, me të cilën me kombinim vizuel  prezenton ndonjë ide apo porosi, me qëllim të informimit, vërtetimit apo edukimit.

Allmi përveç obligimeve studentore punon edhe në projekte të profesionit të vet që kanë të bëjnë me:
Dizajnim të logos për klientin
Dizajnimi i kartvizitave
Dizajnimi i broshurave
Dizajnimi i CD/DVD
Dizajnimi i kopertinave për libra
Dizajnimi i banerave/reklamave

Më poshtë mund të shikoni pak punime nga studenti Allmedin Suka.

 

 

By admini