”Po kthehem për në Kosovë me mbresat më të mira nga takimi i përzemërt që pata në Ulqin me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në trojet e tyre brenda Republikës së Malit të Zi,” kështu shprehet nëpërmes një postimi të tij në FB zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
”I falenderoj me përulje gjithë ata ulqinakë të shumtë që dolën rrugës për të më uruar mirëseardhjen. Në emrin tim dhe mbarë Kosovës, u shpreha mirënjohjen e sinqertë për mikpritjen bujare që ata na kanë dhënë gjatë viteve 1998-1999”, vazhdon Thaçi.
”Bisedova gjithashtu me përfaqësuesit politik të popullit shqiptar në Malin e Zi për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen. I sigurova që teksa jemi duke u konsoliduar, kanë për t’u shtuar ndjeshëm edhe mundësitë edhe përpjekjet e shtetit të Kosovës për të kontribuar në përmirësimin e kushteve dhe të drejtat e tyre”, përfundon postimin e tij Hashim Thaçi
Sa ka rrejt