Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj ka mbetur i zhgënjyer nga mosndalimi i zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në Tuz të Malësisë.
Deputeti Gjeloshaj poashtu tregon se nuk do të jetë as në darkën e përbashkët të politikanëve shqiptar të organizuar në Ulqin.
Deklaratën e plotë të deputetit Nik Gjeloshaj mund t alexoni më poshtë.
I gjithë opinioni publik është i njoftuar rreth debateve dhe polemikave të krijuara gjatë ditëve të fundit rreth vizitës në Mal të Zi të zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës z. Hashim Thaçi.
Ashtu siç edhe na takonte, si në aspektin moral, njerëzor ashtu edhe atë politik, jemi përfshirë në një debat politik me lider politik të partive të ndryshme që kanë kundërshtuar vizitën e z. Thaçi.
Ashtu si unë, besoj që pjesa më e madhe e opinionit publik shqiptar ka patur pritshmëri më të mëdha nga kjo vizitë. Arsyeja e parë e zhgënjimit tonë është parakalimi i z. Thaçi mbrëmë nëpër Malësi, që të paktën për respekt ndaj një popullsie që ka dhënë shumë për kombin shqiptar dhe veçanarisht për pavarësinë e Kosovës, duhet të kishtë gjetur kohe për një përshëndetje vëllazërore.
Nuk dua të mohoj ato që kamë thënë gjatë këtyre ditëve, për arsye se edhe sot pas këtij zhgënjimi jam ai i cili në çdo moment jam gati të mbroj z. Thaçi nga zhurmuesit në Mal të Zi. Por nuk mund të kuptoj se si z. Thaçi nuk gjënë kohë të dëgjoj të paktën një fjali nga qytetaret e Malësisë dhe përfaqësuesit e tyre politik.
Dua të dematoj të gjitha spekulimet mediatike se unë si deputet i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi kam patur ndonjë takim me z. Thaçi.
Poashtu demantoj çdo lajm që ka dal në media, se kryetari i Alternativës Shqiptar z. Gjergj Camaj dhe deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nikë Gjeloshaj do jenë pjesë e darkës së përbashkët të deputeteve dhe kryetarëve të partive shqiptare me z. Thaçi në kalanë e Ulqinit.
Nik Gjeloshaj
Pun e madhe fort që ti nuk vjen në dark
E DUAM ULQININ. POR U DESHT TE I TREGOHET HASHIM THACIT. TYRP TE QOFTE. KALOVE NEPER MALESI TE DEDE GJON LULIT DHE TRINGE SMAJLES DHE NUK U NDALE AS PESE MINUTA QE SE BASHKU ME MALESORET TE NGRISI DOLLINE. PLUS NE PODGORICE E MBYLLE GOJENBOER SHQIPTARET.
UDHA E NBARE TE QOFTE SE TI NUK IJE PERFAQESUAS I KOSOVES LEGJENDARE.PER ATE KARRIKE E LE EDHE KOSOVEN PI ORGANE UDHEHEQESE.
Respekto marrveshjen njiher. Se nuk mendon tjeter pos me e mbush barkun.
Krejt Deputetet shqiptare jan ke, madje edhe Ljuvidj Skreta, Abazovic, … vetem ti jo.Shume mire ta ka ba Fatmiri qe nuk t ka thirr, te ka sankcionua.
Po kush je mar ti, ke perfaqson ne parlament? 350 votues te manipuluar.