Nga Vildana Dibra Zhubi

Thojnë qingji i butë i thithë dy nana,

Kjo hiç s’vlen për Ulqinin tim,

E lajnë n’terr,ikën hana,

E lajnë t’mjerin si një jetim!

E shtrinë dorën lutet i mjeri,

Mos ma shkatrroni bukurinë,

Petkat e mija këtu  i qepni,

Përse nga jashtë të tjerët i bijnë !

Më bijnë të ngushta ato t’mallkuara,

Mi preni ju vet o Ulqinak,

I dua të bukura,i dua t’kulluara,

Se jam I bukuri,Zotëriu plak !

Deri kur të vishem me rrobat që vijnë,

Nga pragu i kishës si gjynahqarit,

Lereni bijtë e mi t’mi bijnë,

Me leni rehat nga hesapet e pazarit!

Mjaftë e pata me ato gërshanë,

Që prejnë për qefit kojshitë përtej,

Mu Zotërinë e vjetër rahat s’më lanë,

Shtyju përmas e shtyju andej!

Në mramje kapuçin e budallës ma vejnë,

Mëngjez ma ndrrojnë si i don qefi,

Mas ditje një thes përsëri ma blejnë,

Se gjingjat e butë aty i gjeti !

Më vishni aman si më ka hije,

Me rrobat e shekullit dhe bukurisë,

A keni mend,a keni dije

Se jam zoteriu i Perëndisë!

U lodha nga durimi dhe qaj me lot,

E du veç petkun që më takon mu,

Mos rrini të heshtur me vite dhe mot,

Më stolisni ashtu si e kam meritu!

 S’qenka e vërtetë kjo përalla e qingjit,

Se unë pa thithë dhe pa dy nana mbeta,

Dora e gjatë e ujkut dhe ligjit,

Me len mu pas,se ka hallet e veta !

E shihni këtë gjeth nga bukurija thahet,

Përballë me gjethe jeshil  tjetri më rrin,

Me ju o bijtë po i qaj hallet,

Mos leni të kalbet i juaji Ulqin !

Mos m’leni me qa ,i juaji jam,

Dora e huaj kurrë s’të bënë rahat,

Ma ktheni sharmin e bukur,që kam,

T’më leni mbas dore është shumë mëkat !

 

/vildanadibrazhubi.com/

By admini