Beqir SINA -New York City
Ky qytet ka mbi 8.108.080 banorë në një sipërfaqe prej 800,31 km² dhe kështu është nji nder qyteti më i madh në SHBA. New York City quhet në gojë të popullit edhe Big Apple (mollë e madhe). Ai është qyteti më i rëndësishëm në të gjithë botën për hapësirën finaciare, ekonomike, dhe politike
NEW YORK CITY : Guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregon se cilat janë 10 vendet më të vizituara për turistët e huaj në qytetin e New Yorkut
New York City (NYC) është një qytet brenda shtetit federal New York në ShBA, i cili për t’u dalluar zyrtarisht përdoret ne termin New York City.
Ky qytet ka mbi 8.108.080 banorë në një sipërfaqe prej 800,31 km² dhe kështu është nji nder qyteti më i madh në SHBA. New York City quhet në gojë të popullit edhe Big Apple (mollë e madhe). Ai është qyteti më i rëndësishëm në të gjithë botën për hapësirën finaciare, ekonomike, dhe politike.
Qyteti i Nju Jorkut, është një ndër qytetet më kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose i thirrur ndryshe dhe Metropoli i Botës.
Ky qytet gjendet në bregun lindor dhe është më i populluar i SHBA-ve. Emrin e mori për nder të Dukës se atëhershëm të qytetit historik të Anglise York City.
Ky është pra NYC një nga qendrat me të rëndësishme ekonomike të vendit, por dhe i gjithë planetit. Në qytetin e Nju Jorkut gjendet e famshmia Wall Street, zyrat qendrore te OKB-së, Banka Federale, Muzeu i Luftës së Dytë Botërore dhe sheshi i famshëm Times Square si dhe bulevardi Broadway.
Në 11 Shtator të 2001, Qyteti i Nju Jorkut u godit nga një sulm terrorist. Dy Kullat binjake të ashtuquajtura Qendra Botërore Tregëtare (World Trade Center) u goditën nga dy avion pasagjeresh. Nga rënia e dy Kullave humbën jetën përafërsisht 3000 njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe tre shqiptarë Rrrok Camaj, Mon Balaj dhe Simon Dedvukaj.
WTC ka qenë më parë qendra më e vizituar nga turistët e huaj në qytetin e New Yorkut, dhe tani i është rikthyer përsëri famës mbsi ati çdo ditë kalojnë duke e vizituar më shumë se 100 mijë vizitorë nga bota dhe SHBA.
Në mesin e një “pafundësie” objektesh të rëndësishme, ndërtesash gjigante dhe qendra kulturore, artistike, sportive, tregtare dhe të tjera, guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregon se cilat janë 10 vendet më të vizituara tani për këtë sesion të ri turistik, për turistët që vinë në qytetin e New Yorkut, për këtë gjashtë mujor të viti 2017.
1. Empire State Building: Një nga ndërtesat më të larta dhe më të vjetra në qytet, e cila vështrohet menjëherë nga çdo largësi e ishullit ose një ndër në rrokaqiejt e New Yorkut, është më e vizituara në New York. Duke hipur në katin e sipër të saj ju mund të shikoni pamje të mahnitshme të qytetit të New Yorkut, nga maja Empire State Building.
2. Statuja e Lirisë: Statuja e Lirisë, është një dhuratë për Shtetet e Bashkuara për nder të miqësisë së krijuar gjatë Revolucionit Francez. Statuja e Lirisë, është bërë një simbol amerikan i lirisë dhe vendi i mirëpritur për emigrantët që vijnë në SHBA në kërkim të një jetë më të mirë.
3. Grand Central Terminal: Stacioni qendror i trenave dhe më i madhi në SHBA i ndërtuar me një arkitekturë të veçantë 100 vjet më parë. Që nga hapja e saj në 1913, rikonstruksionet e kanë kthyer Grand Central në më shumë se vetëm një nyje për transportin e udhëtarëve me trenat e linjave interurbane, mbasi aty tani gjenden një zinxhir dyqanesh nga firmat më të njohura në botë, restorante dhe lokale për ngrënie të klasit dhe më shumë se kaq në dispozicion për vizitorët, një pamje e “kozmosit” brenda stacionit të trenave.
4. Rockefeller Center: Qendra Rockefeller në zemër të qytetit Manhattan , është i njohur për pemën e Krishtlindjeve çdo fund viti, pistën e akullit për patinazh, dhe teatrin e madh Radio City Music Hall dhe shumë qendra tregtare firmato, restorante të shumta dhe mundësitë e ngrënies speciale. Rockefeller Center është një destinacion i madh për vizitorët në çdo kohë të vitit.
5. Ellis Island Emigracion Muzeu: Muzeu i Imigracionit në ishullin Ellis Island ofron vizitorëve një vështrim interesante në përvojën e emigrantëve. Ekspozita interaktive, turne në këmbë dhe video filma që zbulojnë vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen emigrantët të cilët kan kaluar përmes Ellis Island.
6. Staten Island Ferry: Staten Island Ferry është një traget pa para për të udhëtuar nga njëra pjesë e ishullit të Manhattan për në ishullin tjetër Staten Island, e përdorur nga qytetarët dhe turistët që duan të marrin edhe një pamje të portit dhe nga Statuja e Lirisë.
7. Muzeut Amerikan i Historisë Natyrore: Që nga hapja e tij për publikun në vitin 1869, Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore ka evoluar dhe është rritur shumë. Përveç ekspozitave Qendra Rose Planetare edhe të rregullta, Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore e pret një seri rrotulluese e eksponateve të reja, kështu që është gjithmonë ka diçka të re për të parë.
8. Central Park: Parku Qendror u ofron banorëve njujorkez dhe turistëve të pafund çdo ditë një ambjent natyror të ngjashëm me “xhungëlën” ose “tropikun” apo malet për rreth New York City për mbi 150 vjet. Bëni një shëtitje, një udhëtim me anije në liqenin në mes të parkut ose vetëm një piknik në Central Park dhe të zbuloni pse Central Park është kaq popullorë dhe kaq tërheqës.
9. Muzeu i Artit Metropolitan: Ky muze është nga më të mëdhatë në botë. Ai ka mbi 2 milion veprave të artit nga e gjithë bota dhe gjatë gjithë historisë, që janë të vendosur në Muzeun Metropolitan të Artit. Muzeu Metropolitan i Artit është një muze me një vlerë jashtëzakonëshme.
10. Muzeu i Artit Modern (MoMA): E themeluar në 1929 si muzeu i parë kushtuar tërësisht artit bashkëkohor, MoMA është mikëpritëse për një koleksion mbresëlënëse e përpjekjeve moderne artistike. Nga pikturat dhe skulpturat të filmit dhe të arkitekturës.
Por mos harroni në se vizitoni këto muaj qytetin e New Yorkut, kaloni edhe një ditë duke vizituar Koposhtin Zollogjik në Bronx, dhe shijoni një drek me ushqime shqiptare në Arthure Avenue.
Ose merrni për 150 dollar nji udhëtim me helikopter” Big Apple Helicopter Tour of New York “, vizitoni edhe “The National 9/11 Memorial & Museum”,” The Metropolitan Museum of Art”.
Vizitoni në se ju premton koha edhe “New York Harbor”, “Roosevelt Island Aerial Tram” urën e famshme “Brooklyn Bridge, Washington Bridge, Verrazano Bridge” e tjera ura e tunele që lidhin ishullin me brigjet e tjera.
Mos u largoni pa bër shopping-un në rrugën e famshme 5 Avenue, ku janë dyqanet më famoze të botës, ose do të gjeni nji relaksim në Parkun qendror dhe distriktin financiar Financial Center dhe Parkun e Jeshiltë “Green Park” në fund të ishullit.
Gjeni rastin të dilni dhe jashtë qytetit duke filluar nga kantoni Catskills dhe panaromat e Liqeneve Fingers, në kataraktin Niagara Falls dhe Adirondacks, të veriut të shteti i New York-ut, ishullin e pasnikve Long Island ose pjesët e lartme të New Yorkut të cilat janë të mbushura së tepërmi me vende të bukura dhe piktoreske…