Në komunën e Ulqinit sot ka qendrua delegacioni në krye me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e drejtësisë Zoran Pazhin, ministrin për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm Pavle Raduloviq, ministrin e punëve të mbrendshme Mevludin Nuhoxhiq, ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka, sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë Nada Stanishiq, drejtoreshën e Drejtorisë për planifik të hapësirës Dragana Çeniq, drejtorin e Drejtorisë për ndërtimtari Danilo Gvozdenoviq dhe shefen e Kabinet të ministrit për zhvillim të qendrueshëm dhe turizëm Mileva Lukiq.
Delegacioni u prit nga kryetari i Komunës së Ulqit Nazif Cungu, kryetari Kuvendit Komunal të Ulqinit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët Arian Murati, Vaso Radoviq, Hadixhe Gjoni dhe Met Gjoni, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Në takim është biseduar për shumë tema me rëndësi për zhvillim të qytetit dhe për potencialet që duhet valorizuar në mënyrë adekvate më qëllim të krijimit të kushteve për rritjen e standardit të qytetarëve të Ulqinit.
Kryetari Cungu shprehu mirënjohjen Qeverisë të Malit të Zi dhe Ministrisë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm për aprovimin e planit hapësinoro-urbanistik të Ulqinit në pajtim me objektivatë afatgjatë të Komunës së Ulqinit. Ai shtoi që me aprovimin e këtij plani do të hapen mundësitë e reja për investime në qytetin tonë si dhe për mbrojtje afatgjate të hapësirës.
Nënkryetari i Qeverisë Pazhin tha se për valorizimin e potencialeve të Ulqinit duhet të ekzitojë partneriteti dhe bashkëpunimi i fortë i vetëqeverisjes vendore me ate qendrore. Ai u ndal në veçanti te problemi i ndërtimeve të egër dhe pa leje dhe tha se të gjithë duhemi të angazhohemi që kjo dukuri urgjentisht të ndalet. “Qeveria e Malit të Zi do ti ndërmarr të gjitha masat e duhura për ndalimi e ndërtimeve pa leje sepse kjo dukuri në mënyrë të drejtpërdrejtë kërcnon interesin publik dhe sfidon rendin juridik të shtetit” – shtoi nënkryteri i Qeverisë Pazhin.
Në takim unanimisht u ra dakord që ato të cilët kanë ndërtuar për nevoja ekzistenciale dhe ato të cilët në mënyrë brutale kanë shkelur ligjin duke ndërtuar objekte për përfitime materiale nuk do të kenë të njejtin trajtim gjatë procesit të legalizimit.
Poashtu është biseduar edhe për mundësin e thithjes të investimeve të huaja, projekteve të infrastrukturës, furnizimit me ujë, kanalizimit, hapjes të kalimeve të reja kufitare, si dhe projekte të tjera me interes publik për Komunën e Ulqinit.