Deputeti shqiptar nga Mali i Zi: duhet të rishikohet çështja e Demarkacionit!

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkrela ka thënë që çështja e demarkacionit duhet të rishikohet edhe një herë.

Sipas Shkrelës komisionet ndërkombëtare duhet të shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje në “mënyrë që të mos jetë pengesë në të ardhmen”.
“Kemi folur edhe për demarkacionin dhe ka pasur atmosferë të “gufuar” për këtë punë pasi që çështja e demarkacionit po i vihet kusht Kosovës që të ecë përpara e pikërisht kemi edhe liberalizimin e vizave. Është interes i Ballkanit dhe interes i Kosovës dhe Malit të Zi që të mos kenë dilemë në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Duhet edhe një herë të ulen komisionet me element ndërkombëtar amerikan dhe të shqyrtohet të gjitha dhe të mos jetë kjo pengesë në të ardhmen.Duhet të rishikohet edhe një herë çështja e demarkacionit dhe duhet të dalin me fakte të sigurta”, ka thënë Shkrela.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi ka thënë: “Duhet që demarkacioni të mos bëhet peng dhe ëështje politike dhe të mos i shërbejë si arma më e fortë politike. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye që të marrë teritor nga Kosova. Në Mal të zi është grupi i ekspertëve që merret me këtë punë dhe mali i zi nuk e ka ngritur kaq në nivel të lartë cështjen e demarkacionit”,ka thënë Shkrela në emisionin e mesnatës Ballë për Ballë në Klan Kosova. /Gazeta Blic/

By admini