Foto: DN

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i tha gazetës DN se komuna  do të jetë gati për procesin e legalizimit dhe që objekt i prishjeve do të jenë vetëm ato objekte që janë ndërtuar në zonat ku janë të paraparë objektet infrastrukturore  si dhe atje ku nuk lejohet ndërtimi.

“Vonesat në miratimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor  si dhe dokumente të tjera, ka ndikuar në intensifikimin e ndërtimit informal që ishte një fenomen jo vetëm në Ulqin, por edhe në qytete të tjera të Malit të Zi, sidomos në komunat bregdetare. Shumica e këtyre objekteve do të përfshihen në dokumentet e planifikimit, por ka objekte që do të jenë në shënjestër nga prishja “, tha Cungu, duke shtuar se faji për këtë fenomen nuk mund të iu shkojë vetëm investitorëve por edhe autoriteteteve lokale dhe atyre shtetrore.

Ai beson se nuk do të ishte e drejtë të të gjitha objektet të prishen.

Po sipas Cungut, numri i objekteve jolegale në Komunën e Ulqinit nuk dihet por se deri te ajo e dhënë do të vihet së shpejti.

By admini