Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takua me drejtorin e hotelit Mediteran Novak Bojaniq. Në takim është diskutuar për një sërë çështjesh më rëndësi për ofertën turistike të qytetit tonë.
Drejtori Bojaniq njoftoi kryetarin Cungu me projektin ideorë të rekonstruimit të hotelit i cili momentalisht gjendet në fazën e kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për marrjen e lejes të ndërtimit. Kryetari Cungu u shpreh i gatshëm të ndimojë këtë projekt dhe shtoi që sëshpejti do të inicojë një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm më qëllim të përshpejtimit të procedurës.
Në takim është bërë poashtu fjalë për problemin me të cilin ballafaqohet hoteli Mediteran dhe gjithë punonjësitë tjerë turistik lidhur me mungësën e fuqisë punëtorë në sektorin e turizmit. Kryetari Cungu tha se Ulqini i cili dikur ishte qendër rajonale përsa i përket kuadrove të kualifikuar për turizëm, tani gjendet në një situatë totalisht të kundërt, dhe se duhet ndërmarr masa për përmirësimin e gjendjes.
Është rënë dakord që Komuna së bashku me hotelin Mediteran të inicoj projektin e hapjes së shkollës të formimit profesional dhe rikualifikimit të kuadrove në sektorin hotelieri – turizëm. Komuna do të ndikojë të Ministria e Arsimit dhe afaristët lokal që edhe ato të kyçen në këtë projekti, që realizimi i tij të fillojë më së voni deri në fund të vitit.
Në takim është përmendur edhe problemi i hapësirës për parkim, mbajtjen e qëtësisë publike dhe rendit dhe sfidave të cilat ndikojnë në mbarvajtjen e sezonit turistik.