Ministria e të drejtave të njëriut dhe pakicave edhe në  të kaluarën ka qenë e udhehequr nga kuadrot shqiptarë nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Në qeverinë e rë të Malit të Zi këtë post e mban Mehmed Zenka i cili vjen poashtu nga radhët e UDSH-së.

Ministri Zenka që nga fillimi i punës së tij ka pasur mjaft takime nga më të ndryshmet. Duke dashur që takimet e ministrit Zenka të ju përcjellim edhe lexuesve tanë vërejtëm pengesën e parë. Web faqja e Ministrisë së të drejtae të njëriut  dhe pakicave azhurnohet rregullisht por që i gjithë informacioni në këtë faqe, http://www.mmp.gov.me, është vetëm në gjuhën malazeze.

Në lidhje me këtë jo vetëm kjo ministri  por të gjitha ato do të ishte e udhës të kenë edhe versionin shqip të tyre.

By admini