Ilsutrim

 

Ekspanzioni i ndërtimeve pa leje në qytetin e Ulqinit muajëve të fundit ka bërë që qyteti të shëndrrohet në një kantier të vertetë ndërimi. Edhe pse ndërtimet janë të mirëseardhura por kur dihet fakti se pjesa më e madhe e tyre është pa leje, situata pëtkëqësohet dhe në kët; më së shumti pësojnë ata që ndjekin rregullat dhe ligjet.

Kryetari aktual i komunës së Ulqinit Nazif Cungu jep alarmin por edhe shqetësimin e tij për mospasje mundësie të intervenimit.
”Ne kemi bërë monitorimin dhe në pyetje janë rreth 130 objekte që i kemi regjistruar dhe i kemi paraqitur pranë inspeksioneve kompetente”, shprehet Cungu për të përditshmen Vijesti.

Ai poashtu shton se komuna eshtë e pamundur të intervenojë.
”Nëse kështu vazhdohet, shtrohet pyetja logjike a duhet dhe për kë duhet të sillen planet urbanisitike”, vazhdon Cungu.

Sipas mendimit të tij vendimi më i mirë do të ishte sikur mbiqkyrja e inspeksionit të kthehet në kompetenca të komunës.

Paraqitja më e fundit e kryetarit të komunës së Ulqinit të krijon përshtypjen sikur ai është dorëzuar para këtij fenomeni siç është ndërtimi pa leje.

 

By admini