SKANDALOZE! AUTOBUSI I SHKOLLËS FILLORE NË GUCI BART NXËNËSIT DUKE MOS I FUNKSIONUAR FARE SISTEMI I FRENIMIT

Nga Esad Gjonbalaj

Guci 3 Shkurt 2017 – Të tingëllon si e pa besueshme por në fakt është një realitet tmerrues ku nxënësit e fshatrave Vuthaj, Hakaj, Kukaj, Vishnjev dhe Krueshev pjesa dërmuese e tyre shqiptar për çdo dite jetën e kanë në rrezik sepse mjeti transportues mini busi i siguruar nga Ministria e Arsimit e Malit te Zi nuk mirëmbahet me arsyetimin se kinse nuk gjinden pjesët rezervë.

Ky autobus që rrezikon jetën e vogëlushëve tonë, prodhim i viteve të 70-ta nuk ka funksionuar fare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ku si rrjedhojë shumë nxënës kanë humbur orët e mësimit. Po ashtu me fillimin e gjysmëvjetorit te dytë nxënësit e fshatrave të cekura më lart po vuajnë zinë e ullirit te këtij autobusi famëkeq duke pritur në rruge në temperatura ekstreme polare që po mbretërojnë ditëve të fundi deri në minus 25 gradë celsius për ardhjen apo mos ardhjen e ti.

Prindërit me vet iniciativë kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës për zgjidhjen e hallit të fëmijëve dhe drejtori i shkollës fillore Xhafer Nikoçi-viq zt Sherif Feratoviq arsyetohet prindërve me një arsyetim të frikshëm se unë ua dërgojë autobusin por nuk i funksionon fare sistemi frenimit.

Këshilli i prindërve i cili do duhej të ishte zë për ngritjen e këtyre shqetësimeve nuk merret me këtë çështje fare.

Po ashtu në shkollën fillore të Gucisë organet udhëheqëse të saj nuk kanë asnjë përgjigje as për faktin se pse vallë u bë largimi i zëvendësdrejtorit shqiptar i shkollës Xhafer Nikoçi-viq.

Mbesim me shpresë se organet kompetente të arsimit të shtetit dhe te komunës do te ndërhyjnë duke mos rrezikuar ekzistencën e fëmijëve duke nëpërkëmbur të drejtën elementare, shkollimin e vogëlushëve tanë.

By admini