Haris Karamanaga, ulur, i treti nga e djathta

Basketbollisti i ri dhe me shumë i talentuar Haris Karamanaga  (15 vjeç, 186 cm) nga ekipi i Mornarit të Tivarit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombetar ”Bruna Malaguti’’ në San Lazar të Italisë.

I riu Karamanaga në këtë turne ka marrë pjesë në kuadër të reprezentacionit U16 të Malit të Zi.

Siç mësohet nga faqja kosarka.me, në këtë turne Mali i Zi ka arritur të rezultatin prej 2 fitoreve dhe 2 humbjeve dhe Karamanaga ka qenë koshëshënuesi i dytë më i mire i ekipit të Malit të Zi.

Karamanaga fillimet e tij të basketbollit i ka në qytetin e lindjes në Ulqin por që disa vjet është transferuar në Tivar.

By admini