Turneu ndërkombetar i futbollit që është duke u zhvilluar këto ditë në Ulqin ka zgjuar interesim të sportdashësve të qytetit tonë në këtë kohë ku aktivitete tjera sportive pothuajse as që ka.

Në këtë turne marrin pjesë 12 ekipe të përbër nga lojtarë shumë të mirë nga i tërë rajoni. Shikueshmëria e këtij turneu akoma nuk është ngjitur aty ku ka qenë vitet e kaluara por që kjo pritet që në vazhdim të rritet.

Në lidhje me këtë, sonte pritet që ndeshja e futbollit në mes ekipeve Ana e Malit dhe Kraja të mbushin shkallët e sallës së SHF ”Mareshali Titio” në Ulqin. Sipas njohesve të këtij sporti kjo ndeshje paraqitet edhe si kryendeshja e këtij turneu ndërkombetar.

Sipas organizatorëve ndeshja do të filloj në orën 20.

By admini