Shkruan Gjekë Gjonaj

Edhe tri ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve. Atmosfera  e Vitit të Ri vërehet  në  sheshet e  qyteteve, që  janë zbukuruar me pemë të larta, ndriçime shumëngjyrëshe  e  elemente të tjera  dekorative që u përshtaten festave të fundvitit.

Populli shqiptar, që jeton në trojet e tij autoktone shekullore në Mal te Zi, si në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Tuz (Malesi), Plavë, Guci e  Rozhajë e  po lënë pas  një vit  regresi. Mali i Zi  vijon të mbetet një vend i pazhvilluar, me borxh të madh publik  dhe me shkallë të lartë të papunësisë.  Në këtë shtet, sikur  edhe viteve të mëprshme, bilanci në dhjetor është i molisr. Demoralizues.   Shumë pak për të mirë ka ndryshuar, kurse  shumëçka është me keq  se viteve të mëparshme.

Shqiptarët as  këtë vit nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, si në planin ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e  të  drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantura me Konvetën Ndërkombëtare.

 

Në këtë vit të krizës ekonomike, politike, të polarizimeve, arrestimeve për krim të organizuar, vrasjeve të klaneve të ndryshme,  protestave, ndarjeve, përçarjeve   të mëdha të shoqërisë   pozita e shqiptarëve në Mal të Zi  si pakicë  autoktone jo vetëm se nuk është i kënaqshme, por është përkeqësuar dhe  për fat të keq   vazhdon të jetë shqetësuese dhe e pazgjidhur.

Shqiptarët  në mjaft aspekte kanë mbetur  të diskriminuar . Statusi  tyre  politik dhe socio-ekonomik është dobësuar. Edhe politika shqiptare  më shumë është marrë me vetvete se sa ka arritë të  jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar e ka shfrytëzuar pushteti  dhe opozita që të zbusin , respektivisht të mos realizojë  kërkesat  tona.

Shqiptarët në këtë shtet  kanë shumë probleme të pazgjidhura. Po përmendim decentralizimin e pushtetit në shumë fusha, veçmas në arsim, Liigjn zgjedhor me të cilin  shqiptarët në zgjedhjet e sivjetme parlamentare të 16 tetorit kanë arritur të marrin vetëm një deputet, Ligjin  mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, çështjen e komunës së mëvetësuar të Tuzit,  kthimin e   pronave shqiptare, asimilimin,  shpërnguljen  e shqiptarëve, punësimet proporcionale  të shqiptarëve  në institutucionet shtetërore, shkollimin në gjuhën amtare në nivelin uuniversitar, investimet  e qëndrueshme në trevat ku jetojnë shqiptarët etj. Të gjitha këto  dukuri shumë brengosëse të shqiptarëve janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje, por  mungon vullneti politik  që ato të  zgjidhen. Thënë shkurt ky vit nuk solli ndryshime pozitive për shqiptarët në Mal të Zi dhe qasja e Podgoricës zyrtare karshi shqiptarëve ka  mbetur e pandryshuar. Andaj viti  2017-të  është një mundësi e re, një shpresë e re për të bërë gjërat e duhura në drejtim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve dhe të popujve të tjerë në këtë shtet multietnik. Është koha që pushtetarët dhe i gjithë spektri politik të  jenë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj qytetrëve të vet dhe të sjellin ndryshime pozitive në jetën e tyre.

Urojmë  që viti që vjen  të shërojë disa plagë  të vitit  në largim dhe të sjellë më shumë  të drejta, punë, siguri, gëzime dhe lumturi në fmiljet tona, të gjithësecilit prej nesh.

By admini