10 Demokratët! Kush mund të jenë Kandidatët presidencial në zgjedhjet partiakë!?
WASHINGTON D. C: Tani, që zgjedhjet presidenciale 2012 kan përfunduar me mandatin e Presidentit në detyrë Obama, Demokratët, janë duke u përgatitur për një mandat të tretë në rradhë. Që, siç shkruajn analistët dhe komentatorët e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkauar , nuk është çudi që një nga politikanët e tyre, është duke u përgatitur për fitore në vitin 2016. “Gishti” i tyre tashmë është drejtuar nga tre emrat më të përfolur, nga kampi i demokratëve : ajo e ish Zonjës së Parë Hillary Rodham Clinton dhe ai i zëvendëspreisdentit aktual Joseph Robinette “Joe” Biden, Jr si dhe dhe emri i Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo. .
Revista periodike “Politiko” shkruan se “Obama këtë vit kjo do të jetë në fund të mandatit të tij – si president, dhe ai duhet t’ju tregojë demokratëve të tij – se ai “është duke u lënë atyre një dritare të hapur Demokrat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në vitin 2016”.
Revista politike e cila botohet në Washington D.C.- thotë se po nxjerr në “dritë”, simbas saj një listë me 10 kandidatë të siç shkruan “Politico” janë nga më të mundshëmit për të mbajtur në “dorë një biletë” që do të thotë se në Kuvendin Demokratik, njëri prej tyre do të jetë në garë për në zgjedhjet presidenciale 2016.
Duke iu referuar listës së revistës Politiko – shohim se “tre janë emrat më të fuqishëm dhe më të mundëshëm – megjithse, duhet patjetër theksuar se asgjë nuk është e sigurt, mbasi, deri tani asnjeri prej tyre zyrtarisht, nuk e ka shpallur veten kandidatë për President në 2016. Por, secili prej tyre ndosha ka lënë të kuptojmë se ata janë të gatshëm”, që të udhëheqin garën demokrate në zgjedhjet partiake, së pari dhe më pas të “rendin” me biletën presidenciale në dorë për 2016
1. Hillary Clinton
E para ngado që flitet është Hillary Clinton – Ish- Sekretaria e Shtetit në mandatin e parë të Administratës së presidentit Obama, e cila nuk është ndonjë emër ” i panjohur” për votuesit amerikan por edhe në arenën politike të brendeshme dhe të jashtme. Hillary, ishte Zonja e Parë në kohën kur burri i saj Bill Clinton ishte Presidenti i SHBA, gjatë dy mandateve 1993-2001. Ajo mendohet se do të marrë gjithmon në se hynë në garë, edhe mbeshtetjen e Presidentit Obama, që simbas strategve të këtyre fushatave, sepse edhe Bill Clinton, ka qenë një mbështetëse i fortë i fushatës së Obamës dhe mbajti një fjalim që i vlejti shumë atij në Konventën Kombëtare Demokratike në shtator 2007. Ndërsa, për Hillaryn, “Politico” shkruan se ajo kandidoi për emërimin në parti në zgjedhjet Demokratike në 2008, por, tani ajo është e gatëshme të mos përsërisi “gabimet” e 2008 për zgjedhjet në 2016? “Ajo është bërë një figurë e shquar femër në politikën Amerikane, një veçori kjo, e cila patjetër do të jap përparësi të madhe asaj – për sigurimin e votave nga femërat” thotë një strateg i kësaj partie.
2. Joe Biden
Nën-Presidenti i tanishëm Joe Biden, i cili tashmë e ka vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë si zëvendes-presidentë dy herë, ka “ambicje” se “do të jetë hera e tretë, që ai do të jetë në Shtëpinë e Bardhë” ?? Pas hedhjes së votës së tij – në ditën e zgjedhjeve, më 2012 – Biden, kur u pyet nëse kjo do të ishte hera e fundit që ai do të votonte për veten e tij. Ai u përgjigj shkurtimisht: “Jo, unë nuk mendoj kështu!.” Çfarë la të kuptohet se ai synon edhe një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, por kësaj radhe ai “ëndrron’ atë të Presidentit. “Politico”, pyet se çfarë mund të jetë disavantazh i tij??Dhe përgjigjet mosha e tij. Biden do të jetë 73 vjeç, deri në kohën e presidencialeve 2016, e cila mund t’a bëjë mjaft të vështirë atë dinamizmin për të bërë fushatë, sidomos kundër konkurrentëve të rinj të atij që do të vijnë edhe nga rradha e Republikanëve.
3. Andrew Cuomo
Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo – ka një emër të madh në politikën Amerikane, tashmë të trashëguar nga babai i tij – i cili është konsideruar si “Luani liberal Demokrat”. Ai edhe vet udhëhiqet në politkë-bërjen si një populist me binjde majtiste, ku si “fener” ai gjithmon përdor politikat sociale nga ato të Presidentit – Obama, i cili njihet për populizmin e tij majtist. Politico, shkruan se Andrew Cuomo, mund të jetë në garë, megjithëse, nuk ka vendosur ende se çfar do të bëjë për presidencialet në vitin 2016. Në mes të performancës së tij të paktën në Nju Jork, është vënë në dukje mënyra se si ai manaxhoi Uraganin Sandy, dhe pozita e tij – e mëparshëm tek kabineti – si Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban në administratën Clinton. Një strateg tha për Cuomon shkruan “Politico” se :” Ai mund të ketë “leva” të forta për të bërë një fushatë të fortë”.
4. Beau Biden
Një emër tjetër që po “vëritetet” shumë nga radhët e Demokratëve, është ai i Beau Biden – djali i madh i zëvendës presidentit, Biden. Kështu, që, në se babai i tij “lëshon pe” ai ka një avantazh të fortë për të marrë mbështetje politike – nga ai. Beau Biden aktualisht është Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Delaware. Ai është një zyrtar i lart me Gardën Kombëtare të Ushtrisë. Beau thuhet se e ka bërë paraqitjen e parë televizive duke shprehur falënderime për punën e babait të tij në debatin e zevendspresidentave. Ai e ka mbajtur edhe fjalime të “dorës së dytë ” në të dy Konventat Kombëtare Demokratike, kur u zgjodh babai i tij Joe Biden zëvendespresident.
Një pikë e fortë ku si republikanët dhe demokratë dhe ku ata besojnë se janë potenciale për të fituar presidencën janë edhe Guvernatorët e shteteve të ndryshme, provoja dhe ekspierienca e tyre e favorshme , siç mendojnë strategët e këtyre zgjedhjeve.
5. Martin O’Malley
Martin O’Malley Guvernatori në detyr i Maryland – i cili është edhe kryetar i Shoqatës Kombëtare së Guvernatorve Demokrat, renditet mbas më “të fortve”, simbas periodikes “Politico” ai është 100 përqind në garë, pavarsisht”në se fiton apo nuk fiton” partiaket. Ai është një mbështetës i fortë i Presidentit Obama dhe mund të marri miratimin e tij, nëse ai shkon në zgjedhjet partiake 2016.
6. Deval Patrick
Guvernatori i Massachusetts Deval Patrick, është parë si një mik i ngushtë i Presidentit Obama i cili edhe ky mund të marrë mbështetjen e tij. Ai vet kur u pyet javën e kaluar rreth planeve të tij të ardhshme, ai hodhi poshtë idenë se në 2016 do të jetë kandidatë. “Nëse ka një kohë, që dikur do të shërbejë në jetën publike, unë shpresoj se jam në gjendje ta bëjë atë. Vetëm se nuk mund të them tani se do të jem apo nuk do të jemë në 2016, “tha ai. Strategët politik të partisë Demokratike, thonë se ai është duke e studiuar mirë këtë opsion dhe se është ende i rëndësishëm për të parë.
7. Kirsten Gillibrand
Senatoria e Shtetit të New Yorkut, Kirsten Gillibrand – e cila 8 vjet më parë siguroi mandatin e saj të parë të plotë pas zëvendësimit të ish senatores së Nju Jorkut,Hillary Clinton, duke fituar në një lumë votash mund të jet duke shpresuar simbas “Politico-s”. Kjo periodike shkruan se “Ajo iu drejtua delegatëve Iowa në fjalim ku kishte “nuanca” të mundshme e është e gatshme për një fushatë të 2016″. Strategët e saj – thuhet se mendojnë se Senatoria Gillibrand – mund të ndjeki hapat e ish Senatores Klinton dhe të kërkojë presidencën më 2016 – por është ende heret për të vendosur dhe folur për këtë….!.
8. Cory Booker
Kryetari i Bashkisë së qytetit më të “rrezikshëm” në SHBA – qytetit Newark, në New Jersey – Cory Booker
ka bërë një fjalim shpërthyes në konferencën KNB. Booker, ka lënë të kuptojë se ai mund të kërkojë emërimin për guvernatorin New Jersey – së pari të drejtuar kundër republikanëve si Chris Christie, dhe më pasë tu tregojë Demokratëve duke fituar besimin e tyre, se “jam i gatshëm edhe për Presidencialet 2016”.
9. Elizabeth Warren
Zonja Warren kohët e fundit mundi kundërshtarin republikan Scott Brown për vendin e Senatit në Shtetin e Massachusetts. “Politico” shkruan se :”Lufta e Warren kundër bankave të Wall Street dhe puna e saj në krijimin e Byrosë së Konsumatorit për Mbrojtjen e Financave – mund të i japë asaj ekspozimin e duhur për tu njohur në publikun Amerikan, në se ajo ka nevojë për një nominimin e saj në presidencialet – 2016″ thotë një strateg i partisë demokrate.
10. Antonio Villaraigosa
Kryetari i Bashkisë më të suksesshme në vend Los Angeles- Antonio Villaraigosa, shtatorin e kaluar u fut ndër emrat e përfolur se do të jetë në rrethin e kandidatëve demokrat për Presidencialet 2016 nga Demokratët. Ai vetë, shkruan “Politico”, nuk e ka marrë “seriozisht” këtë opcion, kur u pyet për presidencën 2016 nga kjo revistë. Mirëpo, simbas strategëve demokrat të zgjedhjeve presidenciale mundësia për t’u bërë presidenti i parë latino mund t’i jap atij përparësi ndër rritjen popullsisë Latino në ShBA.
Hillary Clinton dhe Andrew Cuomo kane gjasa, kur se te tjeret ne kete list nuk e kuptoi se ku i ke marr. Te gjith jane te njoftun vetem lokal ne shtetet perkatese.