Sot por edhe ditët e kaluara Këshilli Kombetar i Shqiptrëve në Mal të Zi ka organizuar disa aktivitete për nder të 28 Nëntorit – Dita e flamurit.
Ditën e hënë në orët e paradrekës startoi edicioni i V-të i Maratonës së Pavarësisë 2016 me një numër të konsiderueshëm pjesmarrësish.
Në orët e mbrëmjes u bë hapja e ekspozitës së piktorëve “Shkodër – Malësi – Ulqin” për të përmbyllur gjithë aktivitetet me koncertin “Me këngë ndër shekuj” të mbajtur në Qendren për kulturë të Ulqinit.